ERSTE hap konkursin për çmimin Integrime Sociale 2013

13:26 / 3.09.2012
Fondacioni Erste, për herë të katërt, shpallë konkurs për çmimin e Fondacionit ERSTE për Integrime Sociale në 13 vende të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore si në: Kosovë, Austri, Republikën Çeke, Sllovaki, Hungari, Moldavi, Rumani, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Slloveni, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi. Konkursi është hapur për organizatat jo-fitimprurëse që dëshirojnë të aplikojnë me projekte efektive, inovative dhe të qëndrueshme që kontribuojnë në integrimin social të një grupeve të margjinalizuara.

Aplikacionet mund të dërgohen në periudhën prej 3 shtatorit deri me 11 nëntor te vitit 2012, përmes faqes së internetit www.socialintegration.org/register.

Përveç shpërblimeve në vlerën e përgjithshme prej 610.000 eurosh, 30 organizatat fituese (30 projektet fituese, dy çmime të veçanta të jurisë, dhe një çmim i jurisë speciale) do të kenë gjithashtu në dy vitet e ardhshme mbështetjen e konsulentëve në marrëdhëniet me publikun. Përveç kësaj, të gjitha organizatat që do te hynë në listën e ngushtë (rreth 130 organizata nga të gjitha vendet pjesëmarrëse) do të ftohen për t'u bërë pjesë e Akademisë së OJQ/ve te Foundacionit ERSTE, në të cilën do te shkëmbehen njohuritë dhe përvojat në mënyrë që të forcohen kapacitetet e tyre në fusha të ndryshme: marrëdhëniet me publikun dhe marrëdhëniet me media, mbledhjen e fondeve, sipërmarrjes sociale dhe të identitetit organizativ.

"Çmimi i Foundacionit ERSTE për Integrime Sociale jepet për herë të katërt dhe ne jemi të kënaqur që projekti është zhvilluar aq shumë gjatë pesë viteve të ekzistencës së tij - nga një koncept i thjeshtë të çmimit për vitin 2007, që ishte dedikuar për organizatat jo-qeveritare nga katër shtete, deri te programi kompleks i integrimit social i cili zhvillohet ne 13 shtete gjatë konkursit për vitet 2012/2013. Ne besojmë se është e rëndësisë qenësore që sektori joqeveritar të bëhet më i dukshëm, në mënyrë që të tërheqin burime të reja të financimit, por edhe për ti motivuar individët për të punuar për mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë. Për këtë arsye, mbështetja jonë nuk përfundon me ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e cila do të mbahet në qershor të vitit 2013”, tha Dejan Petrovic, menaxher i projektit çmimet e Fondacionit ERSTE për integrime sociale.

Projektet do të vlerësohen nga një juri ndërkombëtare. Fituesit e konkursit për çmimin e Fondacionit ERSTE për Integrime Sociale 2013 do të shpallen në ceremoninë solemne e cila do te mbahet në Vjenë, në qershor të vitit 2013. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
15:18 / 24.05.2013
Atifete Jahjaga

Presidentja feston 20-vjetorin e maturës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaba, është duke u bërë gati që të festojë 20-vjetorin e mbrëmjes s...
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.