EULEX bartë doganierët në veri, nuk tregon koston

13:40 / 21.09.2012
EULEX-i vazhdon ta bëjë transportin me helikopterë të policëve dhe doganierëve kosovarë, në pikat 1 e 31 në Jarinjë dhe Bërnjak, që pas aksionit të Qeverisë më 25 korrikut të vitit të kaluar - për shtrirjen e autoriteti edhe në veri të vendit. Telegrafi ka kontaktuar zyrtarë të këtij misioni në Kosovë për të mësuar koston e transportit të doganierëve. Por kjo, sipas tyre, është çështje e brendshme e EULEX-it.

Qeveria e Kosovës kishte marrë aksionit për shtrirjen e autoritet të Institucioneve të Kosovës edhe në pikat kufitare në veri të vendit, më 25 korrik të vitit të kaluar. Mirëpo, për me shumë se një vit doganierët dhe policët kufitarë të Kosovës nuk mund të shkojnë nëpërmjet rrugëve toksore në ato pika.

Zëdhënësi i EULEX-it Blerim Krasniqi, ka konfirmuar për Telegrafin se EULEX-i vazhdon t'i dërgojë për në pikat kufitare në veri doganierët dhe policët. Ai nuk ka treguar se sa i kushton Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, bartja e këtyre zyrtarëve.

“EULEX-i vazhdon të transportojë zyrtarët e Doganës dhe Policisë së Kosovës në pikë-kalimet 1 dhe 31. Shuma që EULEX-i shpenzon për transportin ajror në këto dy pika është çështje e brendshme e misionit dhe për detaje operacionale ne nuk komentojmë”, theksoi Krasniqi.

Ndërkaq Drejtori i Doganave të Kosovës,, Naim Huruglica, e vlerëson ndihmën e EULEX-it për transportin e doganierëve për në pikat kufitare. Ai thotë se koston e transporti e bartë ky mision.

“Te helikopteri, shpenzimet - për bartjen e oficerëve tanë - vazhdojnë të jenë të EULEX-it. Faktikisht, EULEX-i ka një kontratë me një kompani për transport dhe çdo ditë, një herë në ditë, bëhet ndërrimi në dy pikat kufitare. Oficerët e Doganës dhe të Policisë hipin në helikopter dhe shkojnë në atë pjesë dhe në kthim i marrin oficerët që kanë qenë në turnin e përparshëm”, tha Huruglica.

Ndryshe pjesa veriore e Kosovës ka qenë problematike që nga pas lufta, por situata është përkeqësuar pas djegies së dy portave kufitare më 17 shkurt 2008, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
18:07 / 18.05.2013
Jennifer Lopez

J.Lo e Pitbull lansojnë videon e këngës “Live It Up” (Video)

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, ka publikuar videoklipin e këngës “Live It Up” që e ka realizuar në bashkëpunim...
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
17:42 / 18.05.2013

Marrëveshja për Trepçën është e paligjshme

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se është vënë në dijen...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.