Eurostat: Greqia ndër vendet më të shtrenjta në Eurozonë
Edhe pse pesë vjet radhazi në recesion, Greqia ende është një nga vendet më të shtrenjta në eurozonë, njoftoi Agjencia Evropiane për Statistikat, Eurostat.''Qumështi dhe nënproduktet e tij janë 31,5 për qind më të shtrenjta se çmimet mesatare në eurozonë, ndërsa buka dhe drithërat janë 16 për qind më shtrenjtë për blerësit'', njoftoi Eurostat.
Greqia është më e shtrenjta edhe për mobiliet dhe pajisje elektronike.
Sipas Ministrisë greke të Zhvillimit, çmimi i lartë i mallrave për konsum i dedikohet transportit të shtrenjtë, veçanërisht në ishuj, si dhe tatimeve të larta. /Telegrafi/