Eurozona drejt recesionit
Në një sondazh të fundit me analistët e ekonomisë, shumica e tyre kanë shprehur opinionin se Eurozona nuk do të regjistrojë rritje ekonomike deri në fillim të vitit 2013. Shumica prej tyre nuk parashikon një politikë agresive nga Banka Qendrore Europiane (BQE). Sondazhi pason raportimet se shumica e vendeve të Eurozonës mezi anashkaluan recesionin për gjysmën e parë të vitit dhe me rritje pozitive ka qenë vetëm Gjermania.Por, bashkuar me sondazhin e javës së kaluar, për analistët e ekonomisë ka pritshmëri të lartë që kriza në Eurozonë të përfundojë në këtë vit dhe të pasohet nga rritja e ekonomisë në fillim të vitit tjetër. Rritje parashikohet të regjistrojnë edhe ekonomitë më vunerabël të bllokut të monedhës së përbashkët.
Ndërkohë, analistët parashikojnë që në shtator, Banka Qendrore Europian të ulë me 0.25 për qind në vetëm 0.5 për qind normën bazë të interesit. Por ata nuk parashikojnë që ky vendim të shkaktojë kreditim masiv dhe të stimulojë progresin.
Sipas sondazhit, ekonomia në Eurozonë do të tkurret me 0.2 për qind në tremujorin e tretë, masë e njëjtë me tremujorin e dytë. /Telegrafi/