Eurozonë, papunësia 11.2%

14:19 / 31.07.2012
Niveli i papunësisë në zonën euro arriti në 11.2 për qind të popullsisë aktive gjatë muajit qershor, ashtu si muajin e kaluar, kur shifra u rishikua në rritje, theksoi sot Zyra Evropiane e Statistikave, Eurostat.

Sipas vlerësimeve të Eurostatit, 17.8 milionë persona ishin të papunë në eurozonë gjatë muajit qershor, ose 123.000 më tepër se muajin e kaluar.

Nga ana tjetër, inflacioni në korrik ka qëndruar i pandryshuar në zonën euro në rreth 2.4 për qind në paramentra vjetore, njoftoi gjithashtu Eurostati.

Inflacioni tejkalon për të 20-in muaj rresht objektivin prej 2 për qind vlerësuar në terma afatmesme nga ana e Bankës Qendrore Evropiane, që është përgjegjëse për mbikëqyrjen e stabilitetit të çmimeve. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
10:28 / 24.05.2013
Teodora

Këngëtarja bullgare huazon këngën e Albulenës

Superylli bullgar, bukuroshja e njohur si Teodora, duket se dëgjon shumë këngë shqipe dhe madje edhe inspirohet prej tyre n...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
10:34 / 24.05.2013

QKUK-ja, tre milionë euro për kompaninë “amatore”!

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ia ka besuar pastrimin e hapësirave një kompanie që nuk ka asnjë ditë përvo...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.