Eurozona rrëzon çmimet e naftës

14:54 / 5.02.2013
Rritja e shqetësimeve për Eurozonën ka ndikuar në rrëzuar kontratat e naftës të cilat vazhduan të dorëzojnë një pjesë të fitimeve të realizuara në javët e fundit. Ndikim në rënien e kontratave të naftës ka dhënë dhe qëndrueshmëria e dollarit në tregjet monetare.

Parashikimi për konsumin e naftës është zymtësuar disi pasi rritja e riskut politik në Europë ku përfshihet Spanja dhe shanset e rikthimit të Berluskonit në krye të qeverisë italiane po vendosin në risk progresin që është kryer deri më tani në zgjidhjen e krizës së borxheve sovrane.

Nafta bruto Brent e Londrës për marsin ra 46 cent në 115.14 dollarë për fuçi duke zgjeruar humbjen 1 për qind të ditës së hënë. Nafta bruto amerikane për marsin ra 13 cent në 96.04 dollarë për fuçi duke zgjeruar rënien 1.6 par qind të një dite më parë. Volumi i tregtisë pritet të jetë i ulët pasi rajoni aziatik hyn në festën e vitit të ri kinez. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.