Eurozona zhytet në recesion

9:14 / 24.08.2012
Ekonomia e Eurozonës pritet të kontraktohet me 0.5-0.6 për qind në tremujorin korrik-shtator, në atë që pritet të jetë tremujori i dytë i recesionit në tre vitet e fundit. Parashikimi u realizua ditën e enjte nga kompania e specializuar në studimet ekonomike, “Markit”.

Sa i përket koeficentit të prodhimit industrial dhe shërbimeve, ai do të mbetet në të njëjtat nivele si në korrik, me 46.6 edhe përgjatë gushtit. Çdo nivel inferior ndaj koeficentit 30 tregon kontraktim. Sektori privat në vendet e Eurozonës, përballet gjithashtu me rënie të vazhdueshme, ndërsa përgatitet të përballojë muajin e shtatë radhazi me humbje.

Rob Dobson, një kryeekonomist i “Markit”, deklaroi: “Të dhënat tona për gushtin përforcojnë bindjen se ekonomia e përbashkët e vendeve që përdorin monedhën euro është duke ecur drejt recesionit në tremujorin e dytë të 2012."

“Sipas të dhënave të deritanishme, rënia ekonomike në dy muajt korrik-gusht ka qenë prej 0.5-0.6 për qind, prandaj duhet një rritje e fuqishme në shtator, për të ndryshuar këtë pamje”.

Ekonomia në tremujorin prill-qershor pësoi një kontraktim prej 0.2 për qind. Recesioni përgjithësisht përkufizohet si dy tremujorë radhazi me rritje negative. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.