Eurozonë, shqetësimet për recesion

13:28 / 22.02.2012
Sektori i shërbimeve ra në mënyrë të papritur në këtë muaj duke ringjallur frikën se ekonomia e Eurozonës po hyn sërish në recesion. Të dhënat e studimit të indeksit menaxherial të Markit për shërbimet, treguan për rënie në 49.4 për muajin shkurt nga 50.4 një muaj më parë dhe vlera është më e ulët nga parashikimi për stabilizim në 50.6 pikë.

Kufiri i 50 pikë në vlerën e indeksit menaxherial ndal zgjerimin nga tkurrja e aktivitetit në sektorët e ekonomisë.

Në koment të statistikës, analistët thanë se ajo sugjeron që në këtë tremujor prodhimi i brendshëm bruto në rajon do regjistrojë stanjacion dhe në muajt në vijim do të kalojë në recesion të butë.
Ekonomia e 17 anëtarëve me 0.3 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2011. Kështu që, nëse do ketë rënie edhe në këtë tremujor ajo do të përputhet me përkufizimin teknik të recesionit.
Ndërsa sektori i prodhimit regjistroi një përmirësim në 49.0 pikë, kundrejt 48.8 që regjistroi në muajin janar. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim

-
 
 
Magazina
23:35 / 16.05.2012
Bar Refaeli, Foto: Reuters

Pique tradhton Shakiran me Bar Refaelin

Futbollisti spanjoll, Gerard Pique, e ka tradhtuar të dashurën e tij, këngëtaren Shakira, me modelen Bar Refaeli – shkrua...
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
9:17 / 17.05.2012

Takimi i G8, dominojnë problemet ekonomike në Evropë

Udhëheqësit e grupit të tetë ekonomive më të mëdha kanë në plan të shqyrtojnë çështjen e sigurisë së ushqimit n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.