Eurozonë, ulet deficiti, rritet borxhi publik

14:00 / 22.10.2012
Të dhënat e Zyrës Europiane të Statistikës Eurostat treguan se Eurozona reduktoi në masë shumë të madhe deficitin fiskal në fund të vitit të kaluar si rezultat i programeve qeveritare të kursimeve në shpenzime dhe rritjes së taksave për të rifituar besimin e tregjeve financiare. Por të dhënat e eurostat treguan se pavarësisht kësaj borxhi publik regjistroi rritje.

Eurostat tha se deficiti buxhetor për 17 vendet e eurozonës ra në 4.1 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për vitin 2011 kundrejt 6.2 për qind në fund të 2010 që ishte dhe viti i parë i krizës së borxheve sovrane. Por pavarësisht kësaj borxhi publik në eurozonë u rrit në 87.3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto kundrejt 85.4 për qind që u regjistrua në fund të vitit 2010.

Gjermania rrëzoi deficitin buxhetor në 0.8 për qind në 2011 kundrejt 4.15 në 2010 dhe borxhi publik u ul në 80.55 të ekonomisë nga 82.5 për qind në krye të vitit. Irlanda ka regjistruar uljen më spektakolare të deficitit në 13.4 për qind nga 30.9 për qind në krye të vitit, por borxhi publik u rrit në 106.4 për qind të totalit të ekonomisë kundrejt 92.2 për qind në fund të vitit 2010.

Ndërsa Greqia regjistron nivelin më të lartë të borxhit publik në 170.6 për qind të prodhimit të brendshëm bruto dhe shifra është rritur pavarësisht se ka ulur deficitin në 9.4 për qind për vitin 2011 kundrejt 10.7 për qind në 2010 dhe 15.6 për qind në vitin 2009. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
20:06 / 22.05.2013
Justin Bieber

Justin Bieber t’i padisë mysafirët e tij?

Justin Bieber do të kërkojë dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh nëse ndonjë prej mysafirëve të tij të ftuar në f...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.