Falimenton MALEV-i

11:12 / 3.02.2012
Kompania ajrore hungareze, MALEV, pushoi të gjitha fluturimet ditën e premte për shkak të vështirësive financiare. Pjesë e aleancës që përfshin gjigantët Air France dhe British Airways, Malev është një linjë e njohur në Shqipëri si një ndër më të hershmet që kanë operuar në vend dhe që kanë lidhur Tiranën në mënyrë të përditshme me destinacione të shumta europiane përmes Budapestit.

Nëpërmjet një komunikate, kompania informoi se të gjitha veprimet do të ndërpriten duke nisur nga ora gjashtë e mëngjesit, ndërsa është kërkuar shpallja e falimentimit. Nuk është ende e qartë se si do të veprohet me disa mijëra pasagjerë që presin të udhëtojnë gjatë ditës dhe në ditët në vazhdim.

Një kompani e themeluar në vitin 1946 dhe e konsideruar si “krenaria” e Hungarisë, MALEV ka akumuluar borxhe prej 270 milionë dollarë dhe shpallja e falimentimit u bë i pashmangshëm, pasi Qeveria e përfshirë në vështirësi financiare më parë gjatë javës të ndërpriste subvencionet e saj për kompaninë. “Ndonëse u përpoqëm të bënim më të mirën, me hidhërim duhet të deklarojmë ndërprerjen e të gjitha shërbimeve tona duke nisur nga data 3 shkurt”, deklaroi shefi ekzekutiv i kompanisë, Lorant Limburger.

“I përballur me një situatë të vështirë ekonomike, bordi drejtues urdhëroi sot përfundimin e operacioneve. i ofrojmë ndjesën më të thellë të gjithë pasagjerëve tanë”.

Lajmi për falimentimin e MALEV-it vjen disa ditë pasi kompania spanjolle Spanair shpalli gjithashtu përfundimin e operacioneve, pas ndërprerjes së subvencioneve qeveritare, për shkak të krizës ekonomike. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim

-
 
 
Magazina
23:35 / 16.05.2012
Bar Refaeli, Foto: Reuters

Pique tradhton Shakiran me Bar Refaelin

Futbollisti spanjoll, Gerard Pique, e ka tradhtuar të dashurën e tij, këngëtaren Shakira, me modelen Bar Refaeli – shkrua...
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
9:17 / 17.05.2012

Takimi i G8, dominojnë problemet ekonomike në Evropë

Udhëheqësit e grupit të tetë ekonomive më të mëdha kanë në plan të shqyrtojnë çështjen e sigurisë së ushqimit n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.