Fëmijët e Hanit të Elezit festuan me dhurata pavarësinë e Kosovës

15:40 / 16.02.2013
Festimet për pavarësinë e Kosovës u zhvilluan edhe në Komunën e Hanit të Elezit. Kësaj feste i prinë me këngë e valle fëmijët e shkollës fillore “Ilaz Thaçi” të cilët performuan para prindërve, përfaqësuesve të Komunës së Hanit të Elezit si dhe përfaqësuesve të fabrikës për prodhimin e çimentos SharrCem. Këta të fundit, financuan manifestimin dhe dhuruan shumë shpërblime për nxënësit më të mirë.

Edhe në shkollën fillore “Ilaz Thaçi” të Hanit të Elezit u festua përvjetori i pestë i pavarësisë së Kosovës. Të premten me 15 shkurt fëmijët e kësaj shkolle, të drejtuar nga mësimdhënësit e tyre kishin pregaditur një program me këngë, valle, poezi e prozë për hir të 5 vjetorit të Kosovës. Në manifestim ishin të pranishëm prindërit e fëmijëve, qytetarët e Hanit të Elezit, përfaqësues të Komunës dhe përfaqësues të fabrikës për prodhimin e çimentos SharrCem, të cilët organizuan një garë shkollore për fëmijë si dhe financuan manifestimin. Nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Muzafer Ndernjani, falenderoi SharrCemin për përkrahje të vazhdueshme të të gjitha aktiviteteve të komunës të cilën ai e udhëheq dhe me këtë rast ndau një mirënjohje për kompaninë në fjalë.

“Ndihemi krenar që kemi mundësi sadopak të kontribuojmë në gëzimin e fëmijëve të Komunës së Hanit të Elezit me rastin e 5 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. SharrCem është e përkushtuar që të kontribuoj në komunitetin ku vepron, sepse është kompani vendore që ka për qëllim të kujdeset per komunitetin” – u shpreh ndër të tjera Gëzim Vlashi përfaqësues i SharrCem, gjatë pranimit të mirënjohjes.

Ata që iu gëzuan më së shumti kësaj dite ishin fituesit e garës shkollore të organizuar dhe financuar nga SharrCem. “Unë ndihem shumë e lumtur që me dijeninë time pata mundësinë të fitoj iPad. Tash e tutje do të mësoj edhe më shumë, ndërsa iPadin do ta shfrytëzoj së bashku me anëtarët e familjes time” - u shpreh Albina Shkreta fituesja e vendit të parë në kategorinë e klasave VII-IX. Ndërsa fituesja 8 vjeçare, Fortesa Suma, tha se ndihet shumë e lumtur që ka fituar biciklete dhe se mezi pret që të dal pranvera që ta ngas atë.

Gjatë manifestimit u dhuran edhe shumë shpërblime të tjera si Llaptop, Play Station, iPod, Bicikletë, top futbolli, e të tjera.

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.