Ferronikeli po përmbush standardet ambientale

14:32 / 9.08.2012
Me investimet që ka bërë, kompania Ferronikeli, është bërë model jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin se si duhet ruajtur ambienti në një shtet. Kështu është thënë gjatë një takimi që kreu i Odes Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka zhvilluar me delegacion të kësaj kompanie, të udhëhequr nga drejtori i saj gjeneral, Jannis Moutafis.

“Rëndësia e investitorëve të huaj të pranishëm në Kosovë është më se e nevojshme për aktualitetin ekonomik të Kosovës. Mbështetja e tyre është garancë në rend të parë që të arrihen efektet ekonomike të domosdoshme siç është punësimi, prodhimi, përmirësimi i bilancit të pagesave por mbi të gjitha është e rëndësishme që përmes këtyre investitorëve të huaj të promovohen vlerat e Kosovës dhe përmirësimi i imazhit që është mëse i nevojshëm për të tërhequr investitorë të huaj të tjerë”, theksoi Gërxhaliu.

Gjatë këtij takimi u tha se Ferronikeli me investimet e fundit ka dëshmuar seriozitetin në përmbushjen e kritereve të parapara më herët me ISO 9001 dhe tani me ISO 14001, duke u bërë kështu modeli jo vetëm për Kosovën por edhe për vendet tjera se si duhet te mbrohet ambienti në një shtet.

Jannis Moutafis ka falënderuar Odën Ekonomike të Kosovës për mbështetje dhe ka shprehur zotimin e tij për të vazhduar në investime të fushave të ndryshme në këtë kompani dhe në veçanti në aspektin e ruajtjes së ambientit të pastër. “Është kënaqësi kur sot vizitohet Ferronikeli dhe pothuajse lirimi i emitimit të tymit dhe gazrave është në mase të madhe i eliminuar dhe pretendojmë që këto dukuri t’i eliminojmë krejtësisht”, ka thënë ai duke shtuar se përkundër të gjitha vështirësive që kanë hasur si pasojë e krizës globale, ata do të qëndrojnë këtu dhe do të kontribuojnë brenda mundësive në sfera të shumta dhe në veçanti do të jenë një promovues i vërtet i mundësive për investime në Kosovë, përball investitorëve të tjerë nga kudo që vijnë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
16:25 / 25.05.2013
Eva Longoria

Eva Longoria e lumtur që është ‘single’

Eva Longoria vazhdon të ndihet shumë e lumtur me jetën si e vetmuar, pasi thotë se nuk ka nevojë për një mashkull në je...
Teknologji
16:01 / 25.05.2013
YouTube me aplikacion të ri për Windows Phone

YouTube me aplikacion të ri për Windows Phone

Google dhe Microsoft kanë rënë dakord të bashkëpunojnë, dhe së bashku të krijojnë aplikacionin autentik të shërbimit...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.