Fillon grumbullimi i patates‏

16:50 / 8.10.2012
Kultivuesit e patates kanë filluar grumbullimin e kësaj kulture bujqësore, për të cilën u përkujdesen gjatë gjithë vitit. Thatësia që ka mbretëruar në sezon, ka ndikuar në uljen e përreth 20 për qind të prodhimtarisë së sivjetme të patates, por kërkesa e madhe për këtë produkt, është duke ua rritur pritshmëritë prodhuesve të saj, se sivjet sasinë e grumbulluar do ta shesin me çmime shumë të leverdishme.

Për t’i evituar problemet e tilla, të cilat po shkaktohen nga kushtet klimatike, Ministria e Bujqësisë në vitet e ardhshme po planifikon të krijoj edhe një fond të veçantë për sigurimin e kulturave bujqësore. Kjo u bë e ditur nga ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, në manifestimin tradicional “Dita e patates”, i cili u mbajt në fshatin Pestovë të komunës së Vushtrrisë. “Për ta mbrojtur prodhimtarinë dhe punën e fermerëve, ne qysh tash po i shqyrtojmë mundësitë të fillojmë një projekti për sigurimin e kulturave bujqësore, të cilin e shohim si zgjidhje për problemet që mund t’i kenë fermerët për shkak të thatësisë. Në të njëjtën kohë, ne po e zgjerojmë programin tonë në mënyrë që të mos lëmë pa përfshirë asnjë sektor të bujqësisë. Për herë të parë nga viti i ardhshëm do ta përkrahim edhe perimtarinë në fushë të hapur, do të ofrojmë grante edhe për mekanizmin e rëndë bujqësor, do të fillojmë ta përkrahim sektorin e mishit, atë të bimëve mjekuese dhe shumë e shumë sektorë të tjera”, tha Stavileci.

Krahas këtyre projekteve, ministri Stavileci bëri të ditur se për vitin e ardhshëm do të rrisin edhe subvencionet për kultura të ndryshme bujqësore.

Ndërsa, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se Qeveria e Kosovës është duke i përkrahur prodhuesit vendorë, pasi që këta prodhues po mundësojnë krijimin e vendeve të punës. “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot më shumë se kurrë jemi përkrah prodhuesve vendorë. Ne do të vazhdojmë me avancimin e politikave tregtare dhe humbjet të cilat sivjet do të mund të jenë të dukshme, në këtë rast edhe për prodhuesit e patates, përmes gjetjes së mekanizmave adekuat, ne do të mundohemi t’i evitojmë apo edhe do t’i sanojmë, në mënyrë që të mos dëmtohen serish prodhuesit e patates”, tha Kusari-Lila.

Kurse, pronari i kompanisë “Pestova”, Bedri Kosumi, tha se prodhimtaria e patates konsiderohet si prodhimtari strategjike dhe kërkoj që të investohet më shumë nëpër sisteme të ujitjes, sepse, sipas tij, ujitja paraqet energjinë themelore në prodhimin e patates. Gjithashtu, për të operuar më suksesshëm, sipas tij nevojitet që të përshpejtohet dhe të zgjerohet edhe pakoja fiskale ekzistuese.

Sipërfaqet e mbjella me patate sivjet sillen në mbi 8 mijë hektarë, ndërsa sipas të dhënave fillestare, rendimenti mesatar është rreth 20 ton për hektarë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
15:53 / 22.05.2013
Will Smith

West inkurajon Smithin t’i kthehet muzikës

Kanye West është duke inkurajuar Will Smith të rikthehet në studio dhe të bëjë muzikë të re, por nuk ende nuk ka një ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
14:07 / 22.05.2013

Të ndryshohen politikat ekonomike të Bosnjës ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, është takuar me ministrin e Industrisë, Tregtisë dhe Ener...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.