Financimi i dy autostradave njëkohësisht rrezikon me bankrotim të shtetit

16:56 / 15.07.2012
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar financimin e njëkohshëm të ndërtimit të dy autostradave, asaj Morinë-Merdar dhe autostradës së re Prishtinë-Han i Elezit përkundër vështirësive financiare që mund të rëndojnë buxhetin e shtetit.

Zyrtarët e lartë të kabinetit shprehen këmbëngulës që në vitin 2013 të fillojë ndërtimi i autostradës Prishtinë-Han i Elezit, e njëkohësisht të vazhdojë ndërtimin e seksioneve të radhës të autostradës Morinë-Merdar. Por, këmbëngulësia e Qeveria bie ndesh me marrëveshjen e nënshkruar me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ku thuhet se fillimisht duhet të plotësohen një varg kriteresh, pastaj të vendoset për financimin e autostradave nga buxheti.

Po ashtu, gjatë negociatave, FMN-ja i pati bërë me dije Qeverisë që nuk bën të financojë dy autostrada njëkohësisht, meqë në këtë mënyrë shteti bankroton financiarisht pas futjes në obligime kontraktuale. Opsioni për ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e “Rrugës 7” në pjesën ku ajo takohet me magjistralen Prishtinë-Pejë është mohuar nga ministri i Infrastrukturës, Femi Mujota. Po sipas planit të Qeverisë, që në fillimin e vitit 2013 do të nisë ndërtimi i “Rrugës 6”, Prishtinë-Han i Elezit.

Sipas tij, Qeveria ka pëlqimin e FMN-së për këto dy projekte.

Lideri i opozitës në vend, Isa Mustafa, në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, ka bërë me dije se Kosova nuk është e gatshme financiarisht të përballojë ndërtimin e autostradës Prishtinë-Han i Elezit. Ai ka thënë se është shpenzuar shumë për autostradën e kombit të cilin e ka cilësuar si projekt shumë të shtrenjtë.

Edhe njohësi i çështjeve ekonomike, drejtori i institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, ka ngritur dyshime për bankrotim të shtetit në rast të këmbëngulësisë së Qeverisë për financimin e “Rrugës 6”, shkruan “Koha Ditore”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.