Finlanda e Holanda kundër masave anti-krizë

9:15 / 3.07.2012
Finlanda dhe Holanda kundërshtojnë masat anti-krizë të samitit të fundit të Bashkimit Europian, për të përdorur me më shumë lehtësi, fondet e shpëtimit. Qeveria finlandeze dhe ajo holandeze janë të gatshme t`i ndalojnë ESM-së, apo fondit të përhershëm të Eurozonës, të blejë letra me vlerë në tregjet dytësore.

Në deklaratën e ekzekutivit finlandez, të cituar nga agjensia e lajmeve AFP, thuhej se në të ardhmen, duhet unanimitet, sa i takon blerjeve të bondeve dhe siç duket kjo nuk është e mundur pas kundërshtimit tonë dhe Holandës.

Nën presionin e Italisë dhe Spanjës, 17 udhëheqësit e eurozonës pranuan të lehtesojne mekanizmin e blerjes së bondeve.

ESM duhet të hynte në funksion më 1 Korrik. Një prej faktorëve të vonesës është kërkesa për një organizëm të vetëm mbikëqyrës, i cili do të kontrollojë fondet e dorëzanive. Derisa ESM të vihet plotësisht në punë, atëherë EFSF do të blejë letrat me vlerë të vendeve anëtare të bllokut dhe do të rikapitalizojë bankat në vështirësi të Spanjës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
21:10 / 20.05.2013
Miley Cyrus, Foto: Getty Images

Miley paralajmëron këngën rikthyese

Këngëtarja dhe aktorja, Miley Cyrus, ka pozuar me kostume banje për të paralajmëruar këngën që do ta kthejë në skenë...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.