Flini Dathë

15:31 / 3.08.2012
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka thënë se nuk do të ketë reduktim të stafit të administratës publike, por sistematizim dhe organizim të brendshëm.

“Nuk kemi kërkesë nga faktori ndërkombëtarë që të kemi një reduktim të administratës pasi jemi shtet i ri dhe kemi nevojë për krijimin edhe të disa institucioneve të tjera, por gjithsesi që në fund do të bëhet një vlerësim i gjendjes në administratë”, ka thënë ai.
Me projektligjin e ri për festat zyrtare në Kosovë, shërbyesit civil do të kenë shumë punë, pasi është parapare të zvogëlohet numri i tyre.

“Në rast se festat bien të shtunën e të dielën nuk do të ndodh kompensimi i tyre gjatë ditëve të punës. Ndërkaq 9 Maji, Dita e Evropës, do të jetë vetëm festë memoriale, pra do të punohet”, ka thënë Yagcilar në një intervistë për të përditshmen “Epoka e Re”.

Ministri Yagcilar, ka bërë më dije se kjo ministri tashmë e ka dorëzuar në Qeverinë e Kosovës, projektligjin e ri për fetat zyrtare që parasheh zvogëlimin e këtyre festave. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.