FMN do ta përkrah me asistencë teknike MPMS

15:12 / 22.02.2012
Fondi Monetare Ndërkombëtar (FMN) do të vazhdojë dhe më tej mbështetjen e fuqishme për Ministrinë e Punës dhe Mirë Qenies Sociale. Kjo është bërë e ditur pas një takimi të ministrit të kësaj ministrie, Nenad Rashiq, dhe një delegacion të ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku në fokus të bisedimeve ka qenë mbështetja e vazhdueshme e FMN-së në fushat ku është e nevojshme asistenca teknike dhe politika afatmesme fiskale.

Ministri Rashiq ka njoftuar këtë delegacion të FMN-së mbi agjendën legjislative për këtë vit, ku pos tjerash ka njoftuar të pranishmit edhe për Projektligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti, i cili është kthyer nga kuvendi në qeveri pas peticionit të mbi 50 mijë pensionistëve, që janë të pakënaqur me këtë projektligj.
Lidhur me këtë projektligj, ministri Rashiq është shprehur se në ditët në vijim do të ketë takime të vazhdueshme me pensionistët dhe se me ekspertë vendorë e të huaj do të shikohet mundësia e ndërhyrjes në ato pjesë të projektligjit për ndryshime eventuale. “Besoj se brenda një periudhe shumë të shkurtër ky projektligj do të modifikohet teknikisht dhe do të jetë i gatshëm të procedohet në parlament”, tha ministri Rashiq.
Lidhur me Projektligjin për veteranët e luftës, ministri Rashiq tha se është caktuar komisioni qeveritar, që ka për detyrë caktimin e metodologjisë, përgatitjen e një analize dhe vlerësimin e ndikimit fiskal të këtij projektligji, ku edhe janë mbajtur dy takime të këtij komisioni dhe janë përcaktuar hapat paraprak që do të ndërmerren për realizimin me sukses të këtij projektligji.
“Janë krijuar dy grupe punuese në kuadër të këtij komisioni qeveritar, për metodologjinë e punës në ndikimin fiskal të këtij projektligji, detyrë tjetër parësore e këtij komisioni është përcaktimi i saktë i numrit të veteranëve të luftës ku pas modifikimit do të dërgohet në qeveri për miratim”, tha ministri Rashiq.
Në takim është diskutuar edhe për Ligjin e skemës së asistencës sociale, në të cilin ligj është duke u punuar në ndryshimin dhe modifikimin e tij për përcaktimin e kritereve më të avancuara, me qëllim të disiplinimit të kësaj skeme. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim

-
 
 
Magazina
23:35 / 16.05.2012
Bar Refaeli, Foto: Reuters

Pique tradhton Shakiran me Bar Refaelin

Futbollisti spanjoll, Gerard Pique, e ka tradhtuar të dashurën e tij, këngëtaren Shakira, me modelen Bar Refaeli – shkrua...
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
9:17 / 17.05.2012

Takimi i G8, dominojnë problemet ekonomike në Evropë

Udhëheqësit e grupit të tetë ekonomive më të mëdha kanë në plan të shqyrtojnë çështjen e sigurisë së ushqimit n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.