FMN mund të ulë parashikimet për rritjen e ekonomisë globale

9:13 / 28.09.2012
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka sinjalizuar se mund të ulë përqindjen e rritjes që parashikohet të shënojë ekonomia globale. FMN do të nxjerrë muajin e ardhshëm parashikimet e reja për gjendjen e ekonomisë dhe sipas ekspertëve të Fondit, rritja aktuale është më e dobët se sa që ishte parashikuar si rezultat i problemeve në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Por ka shumë ekspertë të tjerë që këmbëngulin se rimëkëmbja po ecën me ritmet e duhura dhe për këtë sjellin si shembull pasurimin e një shtrese në vendet në zhvillim.

Pavarësisht nga parashikimet për ngadalësim ekonomik, një tregues ekonomik jo shumë i njohur, po tërheq vëmendje gjithnjë e më të madhe. I ashtu-quajturi “Indeksi i Automobilëve” synon të masë klasën e mesme globale bazuar në numrin e njerëzve që kanë makinë.

Uri Dadush kryeson programin e ekonomisë globale në Institutin Carnegie për Paqe Ndërkombëtare. “Numri i makinave do të rritet në mënyrë masive. E vërejmë këtë rritje në botën në zhvillim, gjë që tregon se klasa e mesme po zgjerohet. Arsyeja për këtë janë afro 70 vende që kanë një popullsi totale prej 3 miliardë banorësh, të cilët po i afrohen nivelit të të ardhurave prej 4 mijë dollarësh për frymë në vit. Në këto vende klasa e mesme po rritet me shpejtësi”.

Studiuesi thotë se kjo rritje relative në të ardhurat mesatare nënkupton rritje të kërkesës për artikuj jo të domosdoshëm. “Kur arrihet një nivel i caktuar të ardhurash, njerëzit fillojnë të blejnë artikuj nga më të ndryshmit. Në fakt gjërat që ata blejnë shpesh janë artikuj që prodhohen në Japoni, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara”.

Por FMN-ja thotë se kriza ekonomike që filloi në vitin 2008 ka çuar në rënien e konsumit në vendet e zhvilluara. Drejtoresha Christine Lagarde thotë se kërcënimi më i madh për ekonominë mbeten pasiguria për krizën e borxheve në Evropë. “Parashikojmë një rimëkëmbje graduale, por rritja globale që kishim parashikuar 12 muaj të shkuara dhe që e rishikuam gjashtë muaj më parë, ka shumë të ngjarë të jetë më e ulët se parashikimet”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:00 / 18.05.2013
Rooney Mara

Rooney Mara fytyrë e Calvin Klein

Aktorja e njohur, Rooney Mara, është bërë fytyra e re e brendit të njohur Calvin Klein.
Teknologji
9:45 / 18.05.2013
Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Modeli i shumë-përfolur i telefonit të mençur Lenovo tashmë është prezantuar me karakteristikat e tij të veçanta.
Ekonomi
12:17 / 18.05.2013

2.5 euro - një ar tokë ka shitur AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur hiç më pak se 20 hektarë tokë për vetëm 5 mijë euro, në valën e 13 t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.