FMN: Rimëkëmbja globale e ngadaltë

9:01 / 9.10.2012
Rimëkëmbja e ekonomisë globale po dobësohet pasi politikat qeveritare kanë dështuar në ringjalljen e besimit, ka deklaruar Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sipas këtij institucioni, rreziku për një përkeqësim të mëtejshëm të situatës ekonomike ka qenë i pritshëm dhe kjo tendencë ka ardhur në rritje.

FMN zhvlerësoi vlerësimin e saj për rritjen ekonomike në rang global për vitin 2013 në 3.6 për qind nga 3.9 për qind që ishte parashikuar në muajin korrik.

Një nga zhvlerësimet më të mëdha ishte për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar, e cila sipas parashikimeve të FMN-së u tkurr me 0.4 për qind këtë vit.

Kjo krahasuar me parashikimin e rritjes prej 0.2 për qind në korrik. Vitin e ardhshëm, ekonomia britanike pritet të rritet me 1.1 për qind, deklaroi FMN, më pak se parashikimi i mëparshëm prej 1.4 për qind.

Në përgjigje ndaj zhvlerësimit, Thesari britanik vuri në dukje faktin se, “FMN e ka përsëritur sugjerimin e tij se vija e parë e mbrojtjes kundër rritjes së ngadaltë duhet të jetë për të lejuar stabilizimin automatik të veprimit, lehtësimin e politikës monetare dhe masat për të lehtësuar rrjedhjen e kredive, gjëra të cilat Mbretëria po i bën”.

Parashikimi i Fondit për rritjen globale këtë vit është ulur nga 3.5 në 3.3 për qind. Oliver Blanchard, kryeekonomist në FMN, tha se ngadalësimi udhëhiqet nga problemeve që kanë vendet. “Rritja e ulët në ekonomitë e avancuara po prek ekonomitë në lindje dhe ato në zhvillim përmes eksporteve”, tha Blanchard. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.