FMN: Rritja e ekonomisë globale do të arrijë në 3.5%

9:23 / 24.01.2013
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) thotë se rritja e ekonomisë globale do të forcohet gradualisht këtë vit. Në një raport të publikuar sot, FMN thotë se në vitin 2013 rritja e ekonomisë botërore do të arrijë në 3.5 për qind, një shifër kjo 0.3 për qind më e lartë se vitin e kaluar.

Por ekspertët e FMN-së paralajmërojnë se disa ekzistojnë rreziqe të rëndësishme për shkak të disa dobësive, përfshirë stanjacionin ekonomik në Evropë, ose “shkurtime të tepruara afatshkurtër” ndaj shpenzimeve qeveritare në SHBA.

Raporti i bën thirrje Washingtonit të arrijë marrëveshje lidhur me çështjen e borxhit dhe të gjejë mënyra për pakësimin e shpenzimeve në afat të mesëm.

Raporti i FMN-së parashikon që SHBA do të shënojnë një rritje modeste prej 2 për qind këtë vit, ndërsa ekonomitë e vendeve në zhvillim pritet të shënojnë një rritje prej 5.5 për qind. Ekonomitë e vendeve që përdorin si monedhë Euron parashikohet të tkurren lehtë këtë vit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.