FMN ulë parashikimi për ekonominë gjermane

16:35 / 5.10.2012
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të ulë parashikimi për rritjen e prodhimit të brendshëm bruto të Gjermanisë për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm në 0.9 për qind. Sipas mediave gjermane, që cituar burime zyrtare të qeverisë, publikimi i raportit të fondit do të bëhet në javën e ardhshme dhe deri më tani nuk dihen se cilat janë motive për përkeqësimin e parashikimit të performancës së ekonomisë së parë të Evropës.

Në raport-parashikimin e fundit të publikuar në muajin korrik, Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se gjermania do rritej me 1 për qind në këtë vit dhe me 1.4 për qind në vitin e ardhshëm e ndihmuar nga konsumi i brendshëm dhe sektori i punës. Në 3 vitet e fundit të krizës në borxheve sovrane në eurozonë, gjermania ka arritur të regjistrojë një performancë të mirë dhe të mos preket nga kriza.

Por të dhënat e fundit kanë treguar se recesioni në disa nga vendet e eurozonës si dhe ngadalësimi i ritmit të zgjerimit në ekonominë e kinës por presojnë eksportet gjermane dhe po dekurarojnë investimet.

Studimet e fundit menaxheriale treguan se manifaktura gjermane u tkurr në shtator për të shtatin muaj në radhë dhe optimizmi i biznesit në sektorin e shërbimeve ra në pikën më të ulët në 3 vite e gjysmë. Të dhënat e javës së kaluar treguan për rritje të papunësisë për të gjashtin muaj në radhë për shtatorin, pavarësisht se papunësia është në pikën më të ulët në 20 vitet e fundit.

Në tremujorin e dytë gjermania u rrit me 0.3 për qind, por analistët paralajmërojnë që në pjesën e dytë të vitit të regjistrojë tkurrje. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
9:27 / 22.05.2013

Lufta kundër evazionit fiskal, prioritet emergjent i BE-së

Presidenti i Bashkimit Europian (BE), Herman Van Rompuy deklaroi se lufta kundër evazionit fiskal ishte një prioritet emergje...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.