FMN, zgjidhja e krizës do të kushtojë shumë
Kriza e borxhit në Eurozonë ka shtuar paqëndrueshmërinë në sistemin financiar global. Një proces i rregullt dhe efikas për të kuruar sëmundjen me të gjithë mundësitë e vështira do të kërkojë kohë dhe kosto të larta. Është ky konkluzioni i dalë nga raporti i fundit i FMN i cili ka si qëllim të monitorojë në mënyrën më efikase të gjitha shtetet anëtare dhe ekonominë globale, në vijim të kritikave të marra për paaftësi në parashikimin e brishtësisë që më pas solli krizën financiare të vitit 2008.
Ekonomistët e FMN në raportin e tyre theksojnë se paqëndrueshmëritë brenda eurozonës ishin pjesë e fazës rënëse të ekonomisë botërore. Por sipas tyre paaftësia për të zgjidhur krizën bën që këto balancime të godasin tashmë edhe vendet e tjera.
Pavarësisht këtyre, dallimet mes vendeve janë pakësuar si pasojë e krizës, ka ende nevojë për një seri vendimesh të marra nga ana e autoriteteve të çdo vendi, shprehen ekspertët e FMN, duke shtuar se në pjesën më të madhe të vendeve të industrializuara është i nevojshëm një program afatmesëm i konsolidimit të financave publike.
Zgjidhja e krizës në monedhën euro do të kërkojë shumë kohë, përpjekje dhe kosto të larta. Për këtë bordi drejtues i FMN ka aprovuar masa për ta bërë më efikas monotorimin e jashtëm. Politikat e reja të supervizionit do të hyjnë në fuqi brenda 6 muajve dhe do të rishikojnë si kontrollin dypalësh ashtu edhe atë shumëpalësh, që edhe pse të ndara ligjërisht, për FMN duhet të jenë të integruara. /Telegrafi/