FOL: PTK-ja kampione e shkeljeve

13:34 / 18.10.2012
PTK-ja prinë në shkeljen ligjore në fushën e prokurimit publik për tenderë të ndryshëm, e pasuar nga KEK-u, disa ministri dhe komuna. Fusha e prokurimit publik mbetet sektori më i korruptuar në vend. Duke pasur parasysh këto shkelje, humbjet në buxhetin e Kosovës arrijnë vlerën në mbi 3 milionë euro. Këto janë disa nga gjetjet e raportit “Monitoruesi i Prokurimit”, të organizatës joqeveritare “FOL” për periudhën tremujore korrik-shtator.

Gjatë një konference për media, FOL ka shfaqur të gjeturat e këtij raporti, i cili tregon shkeljet ligjore që janë bërë në fushën e prokurimit publik.

Menaxheri i projektit, Kenan Tore, ka thënë se në raportin e kësaj organizate, për nga shkeljet ligjore prinë PTK-ja, e ndjekur nga KEK-u, disa ministri dhe komuna. “Kampion i shkeljeve ligjore, të bëra në fushën e prokurimit publik, ka dalë PTK-ja me gjithsej katër tender. Në këtë periudhë kohore institucionet e lartpërmendura, ndërmarrjet publike, gjegjësisht KEK-u dhe PTK-ja, ministritë dhe komunat kanë bërë shkelje ligjore në 18 gjithsej, tenderë të ndryshëm. Nga këta 18 tenderë, OShP-ja në 11 prej tyre ka urdhëruar që të kthehen në rivlerësim, pesë janë kthyer në ritenderim dhe në një aktivitet prokurimi, pasi që janë evidentuar shkeljet, është anuluar me kërkesën e autoritetit kontraktues kurse në një aktivitet tjetër të prokurimit autoriteti kontraktues është gjobitur me gjobë”, tha ai.

Kurse sa i përket shkeljeve të ministrive, ato kanë bërë shkelje në gjithsej katër tenderëve, ku Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë shkelje në dy prej aktiviteteve të prokurimit publik, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sport ka bërë shkelje në një aktivitet dhe Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë shkelje në një aktivitet të prokurimit.

Ndërmarrjet publike si KEK dhe PTK, gjatë kësaj periudhe, nuk i kanë zbatuar procedurat e prokurimit publik konform ligjit në 7 tenderë të ndryshëm. Në këtë drejtim, PTK ka bërë shkelje ligjore në katër aktivitete të ndryshme të prokurimit, kurse KEK në tri sosh. “Dëmi i përllogaritur i këtyre shkeljeve gjatë këtij tremujori është më shumë se 3 milionë euro”, ka thënë Tore. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.