Fond për mjedisin

15:36 / 9.08.2012
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Dardan Gashi, tha se të gjitha taksat që mblidhen në emër të mbrojtjes së mjedisit, siç është taksa ekologjike, do të dedikohen vetëm për këtë sferë e jo për aspekte tjera. Në një konferencë për media ai paralajmëroi edhe krijimin e fondit të mjedisit si dhe foli për projektet e zhvilluara gjatë gjysmës së parë të vitit, dhe ato në vijim.

Taksa ekologjike, e cila ka filluar të zbatohet që nga një korriku i këtij viti në automjete dhe taksat tjera që mblidhen në emër të mbrojtjes së mjedisit do të menaxhohen nga ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Ministri Dardan Gashi, tha se mjetet e grumbulluara nga këto taksa do të përdoren për riparimin e dëmeve mjedisore të shkaktuara në të kaluarën. “Për të siguruar se këto mjete do të derdhen në fonde për përmirësimin e çështjeve mjedisore në Kosovë, Ministria është duke përgatitur Ligjin për fondin e mjedisit, që është duke u punuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe ky ligj shpresoj dhe jam i sigurt se do të kalojë këtë vit edhe në Kuvendin e RK-së. Ky ligj do të mundësojë që çdo taksë që mblidhet tani dhe në të ardhmen, do të dedikohet për mbrojtjen e mjedisit”, tha Gashi.

Sa i përket varrezës së automjeteve, ministri Gashi theksoi se ka përfunduar udhëzimi administrativ i cili pritet të hyjë në fuqi javën tjetër, përmes të cilit përcaktohen kushte të reja teknike që duhet t’i përmbushin kompanitë brenda afatit 90 ditësh. “Kompanitë duhet të sigurojnë që materialet e rrezikshme të nxjerra nga makina, siç janë vajet e përdorura, acidet nga bateritë etj, duhet të vendosen në kontejnerë të caktuar dhe nuk mund të lihen siç ka qenë deri tash nëpër tokë, nëpër kanalizime apo nëpër lumenj. Ato kompani që janë të gatshme t’i bëjnë këto investime, do të mund të vazhdojnë punën, ato që nuk janë të gatshme, do të mbyllen”, tha Gashi.

Ndër të arriturat e këtij gjysmëviti, Gashi përmendi edhe një varg ligjesh të miratuara. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
20:06 / 22.05.2013
Justin Bieber

Justin Bieber t’i padisë mysafirët e tij?

Justin Bieber do të kërkojë dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh nëse ndonjë prej mysafirëve të tij të ftuar në f...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.