Fondet do ta shpëtojnë euron

13:24 / 30.07.2012
Kreu i Eurogrupit, Jean Claude Juncker, tha për gazetën “Sueddeutsche Zeitung” se, vendet që ndajnë monedhën e përbashkët, fondet e shpëtimit të shteteve dhe Bankën Qendrore Europiane, së shpejti do të hidhen në veprim për të shpëtuar Eurozonën. Sipas tij, gjatë ditëve të ardhshme do të bëhen të ditura edhe masat që do të ndërmerren për të luftuar krizën e borxhit.

Juncker u shpreh se, Mekanizmi Europian i Stabilitetit Financiar dhe Banka Qendrore Europiane do të blenë borxhin qeveritar spanjoll, për të ulur yeld-et, pasi, krerët e Bashkimit Europian bënë gati terrenin për mënyrën e blerjes së bonove nga fondet e shpëtimit, në samitin e qershorit.

Kreu i Eurogrupit nënvizoi se, nuk kishte dyshime, sa i përket zbatimit të vendimeve të këtij samiti. Deklarata e tij duket se ka qenë konfirmimi i parë zyrtar në media se, krerët europiane po hartojnë një plan për të blerë borxhet qeveritare të Spanjës dhe Italisë, nëpërmjet Bankës Qendrore Europiane dhe fondeve të shpëtimit.

Jucker tha se, vendet e Eurozonës kanë arritur në një pikë, në të cilën duhet treguar me të gjitha mjetet në dispozicion se, të gjithë janë të angazhuar në maksimum për të siguruar qëndrueshmërinë financiare të monedhës së përbashkët. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.