Fondi i privatizimit mbetet i bllokuar

15:10 / 5.12.2012
Fondi i privatizimit ende mbetet i bllokuar, në pritje të shqyrtimit të kërkesave të kreditorëve të mundshëm. Zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi, tha se Agjencia Kosovare e Privatizimit, në bazë të ligjit, 20 për qind të mjeteve të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore ua shpërndan punëtorëve, 5 për qind i mban për shpenzime operative, kurse pjesën e mbetur prej 75 për qind mbahen në një fond mirëbesimi, derisa të shqyrtohen kërkesat e kreditorëve.

“Shuma prej 75 për qind e kreditorëve të mundshëm u shpërndahet me pas gjatë procesit të likuidimit të kreditorëve dhe mjetet e mbetura barten në buxhet të Republikës së Kosovës. Mënyra e menaxhimit të fondeve të privatizimit, është e rregulluar me Ligjin e AKP-së”, tha për Radio Kosovën Kaloshi.

Mjetet e privatizimit Agjencia i ka të deponuara në Bankën Qendrore të Kosovës, derisa të përfundojë procesi i likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, i cili është mjaft i komplikuar dhe është duke u zhvilluar shumë ngadalë, thekson Kaloshi. “Deri më tani janë të grumbulluara mbi 613 milionë euro, nga privatizimi i deritanishëm. Në këtë shumë nuk përfshihen rreth 30 milionë euro që janë bartur në buxhetin e Kosovë nga procesi i likuidimit të disa ndërmarrjeve shoqërore”, tha ai.

Kaloshi sqaron se në përputhje me ligjin e ri, AKP-ja është e obliguar që mjetet e mbledhura t’i mbajë në mirëbesim, dhe të njëjtat mund t’i investojë në llogari, instrumente, apo mënyra tjera të investimit, të cilat janë të ranguara për investim nga agjenci ndërkombëtare. Si rezultat i investimeve, AKP-ja ka përfituar 34.6 milionë euro nga normat e interesit.

Ndryshe, deri tani janë likuiduar 65 ndërmarrje shoqërore, prej të cilave 30 milionë janë derdhur në buxhetin e Kosovës, ndërkaq 66 milionë euro u janë shpërndarë punëtorëve nga 20 përqindëshi i shitjes. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.