Franca i shpëton recesionit në tremujorin e dytë
Rritja ekonomike në Francë ka qenë zero në tremujorin e dytë 2012 në raport me tremujorin e mëparshëm, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike të Francës (Insee).Ekonomia franceze ka shmangur hyrjen në recesion, ashtu si kishte parashikuar veçanërisht Banka e Francës dhe ekonomistët. Palëvizshmëria e Prodhimit të Brendshëm Bruto konstatuar në muajin shtator është konform parashikimeve të Insee.
Instati francez ka rishikuar në ulje shifrat e tremujorit të katërt 2011, me zero për qind në vend të 0.1 për qind, edhe pse rritja për gjithë vitin mbetet e pandryshueshme me 1.7 për qind.
Pavarësisht kësaj performance në tremujorin e dytë, objektivi i qeverisë franceze për rritjen me 0,3 për qind për të gjithë vitin mbetet i realizueshëm. /Telegrafi/