Francë, papunësia rekorde

10:05 / 26.07.2012
Kriza e rëndë ekonomike ka bërë që në Francë të regjistrohet një rekord papunësie që nuk konstatohej prej kohësh. Numri i të papunëve ka arritur në qershorin e këtij viti kuotën e 2 milionë e 945 mijë personave, plot 23.700 më shumë krahasuar me muajin maj.

Shifra në fjalë ka shënuar kështu nivelin rekord që prej vitit 1991, ka bërë të ditur Ministria e Punës në Paris, sipas të cilës në bazë vjetore taksa franceze e papunësisë për qershorin është rritur me 7.8 për qind. Shifrat e rënda vijnë pasi më herët gjatë muajit prodhuesi francez i makinave Peugeot-Citroen njoftoi se ka në plan të shkurtojë 8 mijë vende pune dhe të mbyllë një impiant jashtë Parisit, si pasojë e rënies së të ardhurave.

Peugeot deklaroi se impianti Aulnaj në afërsi të kryeqytetit francez, ku punojnë 3 mijë persona, do të ndalojë punën në vitin 2014.

Një impiant tjetër, ai në Rene, në perëndim të Francës, pritet të shkurtojë 1400 vende pune nga 5600 punonjës që ka gjithsej. Ndërkohë, një tjetër shkurtim prej 3600 vende pune do të shkurtohen në impiantet në të gjithë Francën.

Javën e kaluar Peugeot deklaroi se shitjet në gjysmën e parë të vitit kishin rënë me 13 për qind për shkak të krizës së thellë në tregjet e Eurozonës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.