FSBK, akuza MBZHR-së për rendimentet e grurit

16:23 / 31.07.2012
Nëse Qeveria e Kosovës nuk intervenon, furrtarët do ta ngrisin çmimin e bukës, si pasojë e rritjes së çmimit të grurit pas rendimenteve më të ulëta të prodhimit të grurit, kështu kanë paralajmëruar drejtues të Federatës Sindikale të Bujqve. Pretendimet e kësaj sindikate zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë i quajnë të pabaza.

Kreu i FSBK-së, Tahir Tahiri ka thënë se mospërfillja e kërkesave të bujqve që të subvencionohen me kohë ka ndikuar në rendimentet e grurit që sipas tij këtë vit janë shumë më të ulta krahasuar me vitin e kaluar. “Ne kemi konstatuar se shkak për rendimentet e ulta në grurë janë furnizimi i fermerëve me repromaterial, me farëra, me plehra, me pesticidet, naftën që po an e sjell Qeveria nga Importi. Dhe ky repromaterial po është më cilësi jashtëzakonisht të dobët dhe në shumë raste po është edhe i falsifikuar”, tha ai.

Ndërkaq, zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj, tha se viteve të fundit është duke i subvencionuar të gjithë ata fermer të cilët i plotësojnë kriteret e parapara. Ai e pranon se rendimentet e grurit janë më të ulëta se sa në vitin e kaluar, porse sipas tij kjo do të kompensohet me rritjen e sipërfaqeve që këtë vit janë rreth 6000 mijë hektarë më shumë sipërfaqe të mbjella së një vit më parë.

“Në bazë të dhënave që na i kanë sjellë 15 drejtori komunale të bujqësisë, rendimenti mesatarë sillet rreth 4.1 ton për hektarë. Mirëpo, uljen e rendimenteve e mbulon rritja e sipërfaqeve të mbjella me grurë, ku këtë vit i kemi rreth 6000 ha më shumë sipërfaqe të mbjella se sa në vitin e kaluar. Dhe presim që prodhimtaria e grurit të jetë pothuajse e ngjashme me at të viti të kaluar”, theksoi Behramaj.

Kryetari i FSBK-së Tahir Tahiri, ka thënë se rreziku që çmimi i bukës të ngritët është permanent, pasi që sipas tij rendimentet e ulëta në prodhimin e grurit kanë ndikuar që të ngritët edhe çmimi i grurit i cili sipas tij deri më tani ka shënuar një ngritje 0.5 euro-cent për kilogram. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.