Fushë Kosova bëhet me qendër për regjistrimin e bizneseve

14:33 / 18.10.2012
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, së bashku me kryetarin e Komunës së Fushë – Kosovës, Burim Berisha, hapën qendrën për regjistrim të biznesit, duke e bërë hapjen e 26-të të këtyre qendrave në gjithë Kosovën.

Ministrja Kusari – Lila tha se reformat për përmirësimin e ambientit për të bërë biznes pret të reflektohen në raportin e Bankës Botërore për të bërë biznes. “Ne kemi ndërmarrë një mori reformash të cilat jam e sigurt që do ta nxjerrin Kosovën në një pozitë më të mirë në raportin e Bankës Botërore, por ne nuk do të kënaqemi me kaq. Reformat po vazhdojnë dhe do të jenë pjesë e agjendës tonë deri sa Kosova të jetë një nga vendet top reformatore për të bërit biznes”, tha Kusari-Lila.

Ajo shtoi se hapja e kësaj qendre do t’ua lehtësojë bizneseve nga kjo komunë punën, duke marrë parasysh që të gjitha shërbimet për biznes mund të merren nga kjo qendër.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës Burim Berisha se ndjehet i lumtur që tashmë bizneset nga komuna që ai drejton do ta kenë më të lehtë regjistrimin dhe marrjen e informatave të nevojshme: Ne kemi shpreh gatishmëri dhe bashkëpunim për hapjen e kësaj qendre. “E falënderojmë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Bankën Botërore për pajisjet që na janë ofruar si dhe trajnimin e stafit”, theksoi Berisha.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e përkushtuar të punojë në përmirësimin e mëtejmë të ambientit për të bërë biznes
Në vitin 2011 në komunën e Fushë-Kosovës janë regjistruar 192 biznese, ndërsa këtë vit u regjistruan 188. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
21:14 / 23.05.2013
Amanda Seyfried

Amanda Seyfried ndihet më atraktive me gjinjë të mëdhenj

Aktorja e njohur, Amanda Seyfried, mendon se gjinjtë e mëdhenj të bukur që ajo i ka pasur në adoleshencë e kanë bërë a...
Teknologji
21:22 / 23.05.2013
Nokia EOS vjen gjatë korrikut?

Nokia EOS vjen gjatë korrikut?

Kohëve të fundit është folur shumë për telefonin e ri të Nokia’s, modelin EOS, i cili do të jetë telefoni i parë i ...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.