Gërguri, sistemi bankar i sigurt

9:49 / 11.09.2012
Përkundër sfidave që ka pasur ekonomia e Kosovës, ajo në dekadën e fundit ka pasur vetëm zhvillim, për këtë sistemi financiar në Kosovës, ka treguar se është i sigurt. Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Gani Gërguri, ka thënë se ruajtja e stabilitetit financiar paraqet objektivin kryesor, të BQK-së.

Guvernatori Gërguri, gjatë një interviste për Gazetën Epoka e Re, ka folur edhe për ekonominë e Kosovës, për të cilën ka thënë se në këto dhjetë vitet e fundit është treguar e aftë që të mbajë stabilitetin financiar. “Ky stabilitet reflekton aftësinë e sektorit financiar për të përballuar tronditjet e mundshme nga jashtë dhe në të njëjtën kohë për të përkrahur në vazhdimësi aktivitetin ekonomik në vend. Sistemi bankar i Kosovës ka arritur të ruajë qëndrueshmërinë e tij dhe në të njëjtën kohë ka rritur vazhdimisht kredidhënien duke shërbyer kështu si burim shumë i rëndësishëm për financimin e konsumit dhe investimeve në vend”.

Guvernatori Gërguri thotë se përkundër vështirësive nëpër të cilat po kalon ekonomia globale, Kosova po arrin të ketë rritje të vazhdueshme ekonomike, duke mos e rrezikuar stabilitetin financiar dhe fiskal të vendit. “Për më tepër, edhe burimet tjera të rëndësishme të financimit për ekonominë e Kosovës siç janë dërgesat e emigrantëve, investimet e huaja direkte si dhe eksportet kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në vazhdimin e rritjes së konsumit dhe investimeve”, është shprehur Gërguri.

“Vlerësimet preliminare të remitencave për tremujorin e dytë të vitit 2012 flasin për një rritje vjetore të remitencave për 3.1 për qind, gjë që zbutë shqetësimin për mundësinë e ndikimit negativ të ekonomisë së Kosovës nga rënia e mundshme e remitencave si dhe e forcon edhe më tutje stabilitetin financiar në vend. Rrjedha e remitencave gjatë dhjetë viteve të fundit ka qenë mjaft stabile, madje edhe në kohët kur ekonomitë e zhvilluara janë ballafaquar me vështirësi si ato të sotmet, andaj ne presim që remitencat do të vazhdojnë rrjedhën e tyre të qëndrueshme duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Guvernatori i BQK-së Gani Gërguri. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:53 / 21.05.2013
Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Më në fund, lideri global i telefonave mobil, Samsung ka dhënë detaje për modelin e saj të ri të telefonit, Mega 6.3, t...
Ekonomi
15:41 / 21.05.2013

Bosnja e rrit interesimin për bashkëpunim me Kosovën

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka marr pjesë në takimin rajonal të bizneseve në Tiranë, ku dhe ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.