Gjakovë, në terr spitali i qytetit

16:56 / 23.07.2012
KEK-u ka njoftuar se kompania “EURO-ING“ Rahovec, të hënën gjatë punimeve në sheshin “Skënderbeu“ në Gjakovë, afër TS – 76 ka dëmtuar dy kabllo nëntokësore -IPO (3x185mm²) Al. Si pasojë e kësaj kanë mbetur pa energji elektrike, Spitali i qytetit “Isa Grezda” dhe Spitali “Fati Im”.

Ekipet e Mirëmbajtjes së KEK-ut kanë bërë të pamundurën duke bërë furnizim alternative nga dalja “Elektromotori-Deva“. KEK-u kërkon nga ky kontraktor që dëmin e shkaktuar ta kompensoj sa më shpejt. Kjo nuk është hera e parë që kontraktorët punëkryes të komunave po dëmtojnë kabllot e KEK-ut duke i lënë konsumatorët e korporatës pa energji elektrike dhe po ashtu po dëmtojnë imazhin e Korporatës.

"KEK kërkon në këtë situatë si nga Komuna e Gjakovës, ashtu edhe nga të gjithë kontraktorët punëkryes që të marrin hartat e vendosjes së kabllove nëntokësore dhe të kenë kujdes të mos i prekin kabllot. KEK kërkon edhe nga Inspektorati komunal i punës që të ndërmarrë masa në këtë drejtim", thuhet në njoftimin e KEK-ut. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
20:28 / 25.05.2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që ...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.