Gjatë Berzës së Punësimit u punësuan 512 veta

14:47 / 25.06.2012
Përmes Berzës së Punësimit 2012 janë punësuar 512 persona, që llogaritet të jetë vetëm 50 pwr qind e vendeve të lira që janë ofruar, pra nga 1190 sa kanë qenë gjithsej, edhe pse punë kanë kërkuar mbi 2 mijë veta.

Numri i të punësuarve është për tërë territorin e vendit, por Prizreni ka prirë kësaj radhe për organizim të mirë dhe punësim më të madh. 243 persona janë punësuar vetëm në këtë komunë. Këto janë bërë të ditura të hënën nga zyrtarë të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) dhe ministri i Punës, Nenad Rasic.

Numri i punëdhënësve që kanë marrë pjesë në Berzë thuhet të ketë qenë 245, por kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka thënë se këtë vit numri i atyre që kanë aplikuar ka qenë më i vogël në krahasim me nevojat e tregut.

Sipas tij, Bektel-Enka ka qenë kompani që më së shumti ka punësuar në Berzën e Punësimit 2012.

“Ndoshta nuk mund t’i marrim se janë realë, për arsye se është sezon i verës dhe në sezonin e verës kërkohen profesione të ndryshme të sektorëve të ndërtimtarisë dhe të sektorit të hotelerisë, por edhe të agrobiznesit. Prandaj këto tri sektore kanë qenë sektorët që kanë punësuar më së shumti”, ka thënë ai.

Shahini, ndër të tjera ka thënë se, sipas të dhënave të tyre, paga mesatare në Kosovë në sektorin publik është më e lartë se në atë privat. Në këtë të fundit ka thënë se paga mesatare është 327 euro, derisa sipas tij, në sektorin publik paga mesatare është 368 euro.

Ndërsa, ministri Rasic e ka quajtur sukses të madh punësimin e 512 personave, ngase sipas tij, në këtë kohë krize në gjithë botën, vetëm po rritet numri i të papunëve.

Ai ka thënë që ky aktivitet duhet të vazhdojë, meqë sipas tij, që katër vite ka sjellë rezultate shumë pozitive. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
17:25 / 24.05.2013
Kristen Stewart dhe Robert Pattinson

Robert nuk ia fal tradhtinë të dashurës

Robert Pattinson nuk mund t’ia falë Kristen Stewart për skandalin e saj të tradhtisë.
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.