Gjermani mbi 250 mijë euro për Agjencinë e Pronës

16:11 / 4.02.2013
Zëvendësministri i Financave (MF), Ramadan Avdiu dhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Peter Blomeyer kanë nënshkruan marrëveshjen për mbështetje financiare ndaj Agjencisë Kosovare të Pronës për zgjidhjen e kërkesave pronësore , në shumën prej 253 mijë euro.

Zëvendësministri Ramadan Avdiu, tha se ky nënshkrimi i marrëveshjes tregon për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë Gjermane për Republikën e Kosovës. “Siç jeni të informuar misioni i Agjencisë Kosovare të Pronës është zgjidhja e kërkesave pronësore për pronën e paluajtshme private. Deri më sot kjo agjenci ka pranuar rreth 42,300 kërkesa, prej të cilave mbi 35,000 prej tyre janë zgjidhur. Besojmë se me punën e vazhdueshme të personelit të kësaj agjencie edhe pjesa e mbetur e kërkesave prej rreth 7,000 do të zgjidhen me kohë”, theksoi zëvendësministri Avdiu.

Ai gjithashtu tha se ky donacioni do të shfrytëzohet në funksion të zgjidhjes së këtyre kërkesave dhe do të mundësoj vazhdimin me sukses të këtij procesi të cilin e ka konsideruar të rëndësishëm duke pas parasysh se e drejta në pronë është një nga të drejtat themelore të njeriut.

Ndërsa, ambasadori gjerman në Prishtinë Peter Blomeyer e siguroi zëvendësministrin Avdiu për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën dhe për ndihmën e shtetit gjerman edhe në të ardhmen . Me këtë rast përgëzoi edhe Agjencinë Kosovare të Pronës për punën e deritanishme në zgjidhjen e kërkesave pronësore. “Çështjet pronësore kanë rëndësi qendrore për vendin për arsye se ato janë të lidhura me kohezionin shoqërorë, çështjet pronësore gjithashtu janë krruciale për zhvillim ekonomik. Ne mendojmë se Agjencia Kosovare e Pronës ka bërë një punë të mirë sidomos në kuptim të qartësimit të pronësisë së pronave në Kosovë, për këtë arsye ata meritojnë gjithë mbështetjen që mund të marrin për të vazhduar këtë punë të mirë”, ka thënë ambasadori gjerman Blomeyer.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Pronës, Scott Bowen dhe zëvendësdrejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Pronës, Xhevat Azemi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.