Gjermani, paralajmërohet krizë për pensionet

9:06 / 4.09.2012
Ministrja gjermane e Punës, Ursula von der Leyen paralajmëron se të punësuarit e sotëm gjermanë do të kenë pensione tepër të vogla në vitin 2030. Por receta e saj kundër varfërisë ka shkaktuar kritika. Tabela më e re e pensioneve është shokuese, shkruan gazeta bulevardeske "Bild am Sonntag”.

Ajo prezanton të dhënat dhe vlerësimet e ministrisë së Punës, sipas së cilave ata që sot në Gjermani fitojnë 2500 euro bruto në muaj dhe kanë punuar 35 vjet, në vitin 2030 do të kenë një pension prej vetëm 688 euro.

Momentalisht kjo shumë shënon edhe kufirin zyrtar të varfërisë në Gjermani. Ata që kanë më pak se kjo shumë në muaj duhet të marrin ndihma për ekzistencën minimale.

Kufiri i varfërisë nuk cenon vetëm gratë e papuna, personat që punojnë me kohë të kufizuar, apo ata që fitojnë pak, por secilin, alarmon mesazhi i Ursula von der Leyen.

Gjermanët kanë nevojë për një sigurim shtesë për kohën e pensioneve. Problemi nuk është i ri, sepse njerëzit në Gjermani, për fat të mirë, po jetojnë gjithnjë e më gjatë. Por njerëzit që jetojnë më gjatë duhet të paguhen edhe më gjatë.

Gati një e treta e të punësuarve në Gjermani fiton më pak se 2500 euro bruto në muaj. Kjo rrezikon edhe gjeneratat e ardhshme. Pensionet e ulëta nuk janë problemi i vetëm. Një pension për sigurimin e ekzistencës duhet të marrin të gjithë, edhe ata të cilët kanë paguar pak apo aspak në fondin e pensioneve. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.