Gjermani, rritet papunësia
Papunësia gjermane u rrit për të shtatin muaj me radhë përgjatë Tetorit. Statistika zyrtare tregoi rritje të aplikimeve të papunësisë me 20 mijë dhe shifra është dy herë më e lartë se parashikimet e analistëve. Të dhënat e zyrës së punës treguan për rritje të papunësisë në totalin e 2.937 milionë personave në tetor kundrejt 2.917 milionë persona një muaj më parë. Megjithatë papunësia qëndron në 6.9 për qind dhe e pandryshuar nga një muaj më parë që është niveli më i ulët që nga 20 vite më parë kur u realizua bashkimi i dy gjermanive.Në koment të statistikës analistët konsideruan ende të fuqishëm tregun gjerman të punës pavarësisht se pranojnë që ky treg nuk është i imunizuar nga kriza e borxheve të eurozonës dhe as nga frika për rënie të ritmit në ekonominë globale. Pjesa më e madhe e analistëve thanë se parashikojnë që në këtë vit të ketë përkeqësim të tregut të punës por ringjallje të tij në muajt e parë të vitit 2013.
Disa analistë thanë se dobësia e tetorit reflekton dobësinë në sektorin e prodhimit të veturave ku një pjesë e madhe e kompanive panë vendosur përsëri punën me kohë të shkurtuar. Sektori i veturave është i rëndësishëm për sektorin e gjerë të inxhinierëve në gjermani.
Një pjesë tjetër e analistëve thonë se shifra është vlera më e lartë e rritjes së papunësisë në gjermani që nga kriza e fundit financiare 4 vite më parë. Por ata thonë se pavarësisht kësaj, nëse do të krahasohet me kushtet aktuale sektori gjerman i punës vijon të jetë shumë i fortë. /Telegrafi/