Gjermania, e irrituar nga deklarata e Monti-t

16:38 / 6.08.2012
Intervista e kryeministrit italian Mario Monti për revistën gjermane “Der Spiegel” nuk mund të kalonte pa ngjallur reagime nga pala gjermane. Sekretari i Unionit Kristiano-Social, CSU, Alexander Dobrindt ka folur për një “atentat ndaj demokracisë” nga ana Montit, i cili foli për një ndjenjë anti-gjermane në Itali.

Ndërsa deputetët liberalë dhe ata të SPD-së kanë kërkuar me zë të lartë që Evropa të mbetet një “demokraci legjitime”. Komentet nuk kanë munguar edhe nga ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle, i cili është shprehur tej mase i irrituar. “Kontrolli parlamentar i politikës evropiane është i padiskutueshëm, sepse ka nevojë për një përforcim dhe jo për dobësim të demokracisë legjitime në Evropë”, ka thënë Westerwelle.

Ai i është përgjigjur në veçanti asaj pjese të deklaratës së Monti-t, se çdo qeveri ka nevojë për hapësirën e vetë të manovrimit, në mënyrë të pavarur nga Parlamentet, “pasi në të kundërt shpërbërja e Evropës do të jetë më e mundshme se bashkimi i saj”.

Edhe kancelarja Angela Merkel, përmes zëdhënësit të saj Georg Streiter, ka theksuar se nuk ka asnjë droje për rrezikun e rrëzimit të euros për shkak të krizës së borxheve publike. “Për sa i takon politikës së ndihmave për vendet që bëjnë kërkesë, si për shembull Spanja, në Gjermani do të vendosë Parlamenti i vendit”, ka deklaruar zëdhënësi i kancelares. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
14:09 / 25.05.2013
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Brad Pitt lëvdon babain e Gwyneth Paltrow

Aktori hollywoodian, Brad Pitt, ka lëvduar babain e ish-te dashures Gwyneth Paltrow, Bruce, pasi ky i fundit e ka ndihmuar që...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.