Gjermania para recesionit

8:10 / 1.08.2012
Atmosfera në ekonominë gjermane po keqësohet, porositë nga jashtë vendit po bien në mënyrë dramatike, firma të mëdha vendosin të punohet më pak. Ndaj pyetjes, se si e vlerësojnë gjendjen e tyre ekonomike aktuale, gjithnjë e më shumë sipërmarrës gjermanë përgjigjen me: jo aq të mirë.

Një numër i tyre sa vjen e në rritje thotë se nuk presin gjë të mirë nga e ardhmja. Instituti për kërkime ekonomike nga Mynihu, ifo, pyet çdo muaj rreth 7.000 sipërmarrës gjermanë dhe llogarit më pas ”indeksin e klimës së biznesit”.

Drejtori i institutit, Hans-Werner Sinn, e përmblodhi javën e kaluar studimin aktual me këto fjalë:"Kriza e euros ushtron gjithnjë e më shumë ndikim negativ mbi koniunkturën në Gjermani."

Deri tani në ekonominë gjermane shihen vetëm "vrenjtje", thotë në bisedë me Deutsche Welle-n Heiko Peters, analist në bankën Deutsche Bank. Njëherë, një barometër atmosfere si treguesi i klimës së biznesit është një "indikator i butë".

Aktualisht "përkeqësimi nuk shfaqet ende te indikatorët e fortë të koniunkturës, si prodhimi, hyrja e porosive dhe xhirot në shitjet te konsumatori".

Mirëpo, në rast se atmosfera nuk përmirësohet sërish, atëherë kjo gjë do të pasqyrohet së shpejti edhe te këta tregues të fortë; në fund të fundit edhe Gjermania e ndjen depresionin evropian, thotë Peters. Kjo mund të ndodhë në të ardhmen e afërt, shton ai, pasi Deutsche Bank pret që koniunktura gjermane “të shfaqet më e dobët” në gjysmën e dytë të vitit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
18:07 / 18.05.2013
Jennifer Lopez

J.Lo e Pitbull lansojnë videon e këngës “Live It Up” (Video)

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, ka publikuar videoklipin e këngës “Live It Up” që e ka realizuar në bashkëpunim...
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
17:42 / 18.05.2013

Marrëveshja për Trepçën është e paligjshme

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se është vënë në dijen...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.