Gjukaj refuzon idenë e faljes së borxheve për veriun

9:46 / 5.08.2012
Drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj, ka hedhur poshtë mundësinë e aministimit të konsumatorëve të pjesës veriore të Kosovës që kanë borxhe për energjinë e shpenzuar elektrike.

Duke komentuar informatat e publikuara sipas të cilave faktorët ndërkombëtarët kanë hedhur idenë që në kuadër të planit për gjetjen e një zgjidhjeje për veriun e vendit Qeveria të ofrojë edhe faljen e borxheve që janë krijuar nga qytetarët e kësaj pjese të Kosovës për rrymën e shpenzuar, drejtori i KEK-ut tha se në asnjë rast nuk mund të bëhet fjalë për amnisti ndaj asnjë borxhi të konsumatorëve, përfshirë edhe ata të pjesës veriore të Kosovës.

“Nuk bëhet fjalë për amnistim. Qëndrimi ynë zyrtar është se nuk ka aministim për asnjë konsumator. Edhe në pjesën jugore nëse e marrim gjendjen në të gjitha enklavat, askush nuk është amnistuar. Ka marrëveshje të cilat nënkuptojnë ngrirje të borxhit, por nëse çdo muaj nuk paguhet në mënyrë automatike u kërkohet borxhi i vjetër. Nuk ka aministim për asnjë konsumator dhe ky është qëndrimi zyrtar i KEK-ut”, ka thënë Gjukaj për “Kohën Ditore”, të shtunën.

Sipas tij, plani i vetëm i Korporatës Energjetike të Kosovës, i diskutuar edhe me konsumatorët e pjesës veriore, është integrimi i të gjithë konsumatorëve në shërbimet dhe sistemin e pagesave ndaj KEK-ut. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.