Gjykata bllokon shitjen e 18 ndërmarrjeve

13:04 / 1.11.2012
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shpenzuar 6600 euro në reklamim para se ta hedhë në shitje fabrikën për përpunimin e duhanit “Virgjinia” në Gjakovë, ndërsa në momentet e fundit Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës ka vendosur masat e përkohshme në ndërmarrje.

Ky vendim i Odës së Posaçme ka djegur të gjitha shpenzimet e promovimit të ndërmarrjes, pasi që kjo e fundit është hequr nga lista aktive e privatizimit.Nën masat e përkohshme të Gjykatës Supreme të Kosovës nuk është vetëm fabrika “Virgjina”, por edhe 17 ndërmarrje tjera shoqërore.

Zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi, pohon për “Zëri” se Agjencia Kosovare e Privatizimit ka pranuar masë të përkohshme (urdhër gjyqësor) ndaj ndërmarrjes së re “Fabrika për përpunimin e Duhanit “Virgjinia”, me çka pezullohet privatizimi i kësaj ndërmarrjeje deri në vendimin e ardhshëm të kësaj gjykate.

Sipas tij, edhe pse është e drejtë ligjore e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila ka autoritet mbi AKP-në, për të vendosur masë të përkohshme në rastet kontestimore, si masë për sigurimin e kërkesës së paditësit, këto vendime në disa raste po shkaktojnë vështirësi të shumanshme për Agjencinë, siç është rasti me vendimin e fundit për fabrikën “Virgjinia”.

Ai sqaron se për promovimin e kësaj ndërmarrjeje AKP ka shpenzuar për marketing 3319 euro në televizione, 1440 euro për reklamime në gazeta, 1850 euro në reklama televizive, 50 euro në shtypjen e broshurave, apo mbi 6600 euro shpenzime të përgjithshme. “Sa i përket çështjes së dëmeve, shikuar nga aspekti i politikave primare të AKP-së ato paraqesin një ndalje të procesit të privatizimit të NSH-ve, të cilat janë me masë ndalimit të përkohshëm”, potencon Kaloshi.

Edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës, Haxhi Arifi, i cili është propozuar përsëri nga Qeveria për anëtar të Bordit të Drejtorëve të AKP-së, thotë se lëndë të shumta mbesin me vite pa u shqyrtuar nga Oda e Veçantë, e cila i neglizhon jashtëzakonisht shumë vendimet.“Shumë lëndë mbesin me vite pa u shqyrtuar në Odën e Veçantë dhe ky institucion nuk ka treguar efikasitet në punë”, shprehet Arifi, duke shtuar se Oda i vonon jashtëzakonisht shumë edhe vendimet për 20 përqindëshin e punëtorëve nga ndërmarrjet e privatizuara.

Përndryshe, afati i vlefshmërisë së masës së përkohshme është i caktuar me vendimin e kolegjit gjykues për çështjen e caktuar kontestimore, ai zakonisht është i lidhur deri në marrjen e vendimit përfundimtar ,por në raste të veçanta lëshohet për kohë të caktuar dhe gjykata do të zgjas afatin sipas parashtresës së palës.

Masa e përkohshme është mjet për sigurimin e kërkesë së padisë, ajo është e lidhur me vendimin përfundimtar në çështjen kontestimore dhe zakonisht përfundon kur kolegji gjykues të merr vendimin lidhur me kërkesë padinë, prandaj ajo është e vlefshme për aq kohë sa çështja kontestimore nuk ka marr një vendim përfundimtar. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.