Gracanica e Lipjani bëhen me qendra për regjistrim të biznesit
Që nga e marta Lëpijani dhe Graçanic ajnë bërë me qendra për regjistrimin e bizneseve të cilat do të ndikojnë lehtësimin për të regjistruar bizneset banoret e këtyre dy komunave. Hapjen e këtyre qendrave e ka bërë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila me kryetaret e komunave.Ministrja Mimoza Kusari Lila tha se hapja e kësaj qendre lehtëson procedurat e regjistrimit të biznesit të kësaj komune. ”Qysh nga fillimi i marrjes së postit të ministres jam zotuar se do të punoj me përkushtim të plotë për përmirësimin e ambientit për të bërë biznes. Sot, po prezantojmë një rezultat konkret për këtë. Reformat që kemi ndërmarrë deri më tani kanë shkurtuar kohën e regjistrimit të biznesit nga 58 ditë në më pak se 5 ditë”, theksoi ajo.
Në anën tjetër, kryetari i komunës së Graçanicës Bojan Stojanovic, tha se ka mirëpritur hapjen e kësaj qendre: “Nga sot bizneset në këtë qendër mund të pajisen me certifikatë të biznesit për 72 orë, gjithashtu certifikata e biznesit bashkë me numrin fiskal mund të merren në një dokument për një periudhë shumë të shkurtë kohore si dhe bizneset mund të marrin këshilla nga zyrtarët e kësaj qendre”, tha .Stojanovic
Ministrja Kusari – Lila e shoqëruar nga Kryeshefi i Agjencisë për Regjistrim të Biznesit (ARBK) vazhduan rrugën e tyre në Lipjan ku ministrja u prit nga kryetari i kësaj komune Shukri Buja për të bërë hapjen e qendrës së financuar nga Banka Botërore.
“Deri më tani në ARBK janë regjistruar 3196 biznese nga Lipjani. Mund ta imagjinoni sa e mundimshme ishte ardhja deri në Prishtinë, ndërsa nga sot qytetarët nga Lipjani kanë qendrën e tyre ku mund të regjistrohen dhe të pajisen me informata të nevojshme” -tha ministrja Kusari – Lila gjatë inaugurimit të qendrës për regjistrim të biznesit si dhe sistemin e integruar për marrjen e numrit fiskal dhe numrit të biznesit në një certifikatë të vetme
Duke vlerësuar lartë hapjen e kësaj qendre, kryetari i komunës Shukri Buja tha me hapjen e qendrës bizneseve u shkurtohet një pjesë e konsiderueshme e kohës por edhe e parave”Ne ju sigurojmë se këtu do të punohet me efikasitet dhe përveç procedurave të hapjes së biznesit stafi ynë do t’ju japin informata edhe investitorëve të interesuar të komunës tonë”, theksoi Buja
Pjesë e planit të hapjes së qendrave one stop-shop janë edhe 4 qendra tjera në Shtime, Fushë-Kosovë, Prishtinë dhe Obiliq. /Telegrafi/