Gratë biznismene te presidentja

15:15 / 23.07.2012
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti të hënën gratë përfaqësuese të komunitetit të biznesit dhe të shoqërisë civile. Në këtë takim, ku ishte e pranishme edhe drejtoresha e USAID-it në Kosovë Maureen Shauket, u bisedua për format e fuqizimit të rolit të gruas në politikë, ekonomi, arsim dhe në shkencë.

Në takim u trajtuan çështje të ndryshme të cilat i preokupojnë gratë në Kosovë dhe u theksua nevoja e fuqizimit më të madh të rolit të gruas, pasi që u konstatua se investimi në gruan është investim në të ardhmen e Kosovës.

Pjesë e bisedës ishin edhe propozimet për format më të mira të bashkëpunimit midis Zyrës së Presidentes së Republikës dhe grave në biznes, arsim, shkencë dhe shoqëri civile.

Presidentja Jahjaga, duke ritheksuar përkushtimin e saj për çështjet gjinore, i njoftoi të pranishmet edhe me përgatitjet për Konferencën Ndërkombëtare të Gruas. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
14:08 / 19.05.2013
Beyonce

Beyonce synoi të bëhej sikur Whitney Houston

Superylli amerikan, Beyonce, ka deklaruar se ajo ka synuar dikur që të bëhet e talentuar dhe e famshme sa Ëhitney Houston.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.