Greqia e ka çelësin për të mbetur në Eurozonë
Gjermania kërkon nga Greqia kursime të tjera për shpëtimin nga kriza. Guido Westerwelle bëri thirrje që para se të merren vendime të pritet raporti i trojkës për Greqinë. Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle u shpreh kundër një zbutjeje substanciale të paketës së reformave për Greqinë e zhytur në borxhe. Qeveria gjermane mendon se kjo nuk është e mundur, tha Westerwelle pas një takimi me homologun e tij grek, Dimitris Avramopulos në Berlin.
Qeveria gjermane dëshiron që Greqia të mbetet në eurozonë dhe do të punojë për këtë. Por çelësi për këtë është në Athinë, tha Westerwelle. Avramopulosi tha se qeveria greke dëshiron t'i plotësojë kërkesat ndërkombëtare.
Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle bëri thirrje që para se të merren vendime të pritet raporti i trojkës për Greqinë. Pas bisedimeve të tij, me homologun grek Dimitris Avramopulos politikani liberal tha të hënën në Berlin: "Gjykimi të bëhet pasi njihesh me faktet." Përfundimet e parakohshme nuk ndikojnë në zgjidhjen e problemeve.
Ministri i Jashtëm grek përsëriti dëshirën e vendit të tij për të çuar përpara masat e nevojshme për të qëndruar në Eurozonë dhe për zbatimin e reformave të mëtejshme. Në të njëjtën kohë, ai tërhoqi vëmendjen se "Një program kursimi pa nxitje për rritje ekonomike mund të çojë në rritjen e papunësisë."
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwlle u shpreh kundër zbutjes së vullnetit për reforma në Greqinë e zhytur në borxhe. "Çelësi i suksesit është në Athinë. Reformat për të cilat është rënë dakord dhe agjenda e modernizimit duhet të zbatohen." - tha Westerwelle. Të dy ministrat tërhoqën vëmendjen për deklaratat populiste në Evropë. Këto janë të dëmshme. "Është me siguri e lehtë që ta shkatërrosh me kamëzën e kritikës shtëpinë evropiane. Por shumë më e vështirë është për të rindërtuar atë shtëpi", tha Westerwelle, raporton Dw.
Me gjithë fjalët e mira qeveria gjermane duket se nuk është e gatshme të bëjë lëshime të tjera për krizën greke. Politikanë të nivelit të lartë gjerman, si ministri i Financave Schäuble, apo politikani i nivelit të lartë të CDU-së, Volker Kauder, nuk duket se janë më të gatshëm për të përgatitur edhe një paketë të re shpëtimi për Greqinë, shkruan revista gjermane "Der Spiegel".
Takimi i Dimitris Avramopoulos me ministrin e Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, ishte edhe një takim parapërgatitor për vizitën tjetër të nivelit të lartë që zhvillohet të premten në Berlin. Kryeministri i ri grek, Antonis Samaras do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel (CDU) në kryeqytetin gjerman.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert u shpreh të hënën se nuk pritet që të premten të vendoset gjë e rëndësishme për Greqinë. /Telegrafi/