Greqia siguron këstin e radhës të ndihmës

16:21 / 13.12.2012
Ministrat e Financave të Eurozonës kanë miratuar këstin e radhës të ndihmës për Greqinë, në vlerë prej 49.1 miliardë eurosh. Komisionari për Ekonomi i Bashkimit Evropian, Olli Rehn, ka thënë se vendimi i sotëm “shënon fundin e muajve të gjatë të pasigurisë për vendin e goditur nga borxhet”.

Qeveria greke ka nxituar në përmbushjen e reformave të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë, për të shmangur falimentimin eventual.

Vendimi vjen pasi ministrat e Financave të 27 vendeve të Bashkimit Evropian janë pajtuar mbrëmë për mbikëqyrjen e bankave të Eurozonës nga viti 2014.

Në bazë të marrëveshjes, e cila shihet si një hap i rëndësishëm drejt unionit bankar, të paktën 150 banka të mëdha do të jenë nën mbikëqyrjen direkte të Bankës Qendrore Evropiane. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
10:06 / 19.05.2013
Ledri Vula

Ledri është single?

Njeriu i cili njihet për romancat me disa prej femrave më atraktive shqiptare, Ledri Vula, duket se është i vetmuar.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.