Greva në “Trepçë” nuk ndalet pa u larguar Ujkani

13:07 / 19.07.2012
Minatorët e “Trepçës” nuk do të heqin dorë nga greva derisa të mos largohet Eset Ujkani, i cili është emëruar ushtrues detyre i drejtorit në këtë ndërmarrje. Ata kërkojnë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) që ta largojnë nga kjo pozitë Ujkanin dhe të emërojnë një menaxher të ligjshëm.

Nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, ata kanë bërë me dije se do të ndërmarrin hapa më radikalë. Ata konsiderojnë se ky person është emëruar në këtë pozitë për të shkatëruar asetet e “Trepçës”.

Ndërsa, Agjencia Kosovare e Privatizimit, shpreh shqetësimin e saj për grevën e organizuar nga grupe punonjësish në ndërmarrjen shoqërore “Trepça”, nën administrimin e AKP-së, shkruan “Zëri”.

Në një komunikatë për media AKP sqaron se pas pranimit të dorëheqjes së drejtorit menaxhues të “Trepçës” Ferat Shalës, me efekt nga data 16.07.2012 dhe shkuarjes së tij në pushim vjetor, në bazë të ligjit të AKP-së drejtimi i përkohshëm i punës ditore, si ushtrues detyre i është kaluar zëvendësit Eset Ujkani.

Nazir Behrami, kryetari i Sindikatës të Minatorëve, e ka vlerësuar si të paligjshëm emërimin e Eset Ujkanit si menaxher të ri të “Trepçës”. Sipas tij, e tërë kjo lojë po zhvillohet me qëllimin për t’i shkatërruar asetet e këtij gjigandi ekonomik.

“AKP kërkon nga të gjithë punonjësit e ndërmarrjes ‘Trepça’ që të vazhdojnë punën dhe të përmbushin detyrat dhe obligimet duke respektuar kontratat e tyre të punës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
19:35 / 22.05.2013
Jon Bon Jovi

Jon Bon Jovi: Sambora kishte probleme me alkoolin

Jon Bon Jovi ka aluduar se Richie Sambora ka hequr dorë nga turneu aktual i grupit për shkak të abuzimit me alkoolin.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.