Gruri, rezerva e parë shtetërore

9:23 / 11.09.2012
Krijimi i rezervave shtetërore është kthyer në realitet të hënën, pasi që është shpallur tenderi “Shërbimet e deponimit të grurit si rezervë shtetërore”. Komuniteti i biznesit vlerëson këtë hap nga ana e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), edhe pse vlerësojnë se një hap i tillë është i vonuar shumë kur dihet që Ligji për Rezervat Shtetërore, është miratuar para dy vitesh.

Agim Shahini, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka pohuar për “Tribuna Shqiptare” se rezervat shtetërore do të jenë të rëndësishme për mbrojtjen e konsumatorëve të vendit. “Shpallja e tenderit për rezerva shtetërore nga MTI është një hap i mirë i cili do të stabilizon sado pak çmimet në raste të fatkeqësive të ndryshme, ngritjes së bursave dhe rezervat do të jenë një stabilizues i mirë i tregut sa i përket bukës i cili është një produkt shumë sensitiv dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në stabilitetin dhe sigurinë konsumuese”, është shprehur Shahini.

Sipas tij, ky hap është pak i vonuar, ngase Ligji për Rezerva Shtetërore është aprovuar tash e disa vite, kurse hapi për të krijuar rezervat është ndërmarr ditëve të fundit.

“Megjithatë është hap pozitiv dhe ne mbështesim këto iniciativa dhe inkurajojmë që sa më shpejtë të krijohen rezervat edhe të produkteve tjera ushqimore me të cilat konsumatori kosovar do të ndjej vetën më të sigurt, por edhe tek tregtarët do të ndikojë pozitivisht, sepse nuk mund të lëvizin çmimet sipas dëshirave të tyre, ngase do të frikohen se shteti mund që në çdo moment t’i lëshoi rezervat e veta shtetërore në shitje dhe kjo do të krijon një stabilitet të çmimeve”, theksoi Shahini. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.