Hapet panairi “AGROKOS 2012”

16:27 / 29.10.2012
Kompani të ndryshme nga Kosova dhe rajoni, si Shqipëria, Maqedonia e vende të tjera, po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Agrobiznesit, Ushqimit dhe Pijeve “AGROKOS 2012”, organizuar nga CEO – Congress & Event Organization, i cili u hap të hënën në Prishtinë.

Përfaqësuesi i CEO-s, Bekim Xhafa, në hapje të panairit, tha se edicioni i 12-të i Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit tregon traditën dhe se është një garanci e mirë që panairet të cilat mbahen në Prishtinë janë të qëndrueshëm. Ai tha se ndihet i privilegjuar që në këtë panair janë pjesëmarrës dhe prodhime nga Shqipëria të cilat janë sjellë për tregun kosovar. “Ndihem i privilegjuar që këtë vit për herë të parë kemi një pavijon me prodhime shqiptare të mbështetur nga qeveria shqiptare dhe zyra e USAID-it në Shqipëri, të cilët janë prezent sot këtu dhe ekspozojnë në këtë panair shumë prodhime të vajrave të ullirit, agrumet shqiptare dhe shumë produkte interesante që i kanë sjellë për tregun tonë në Kosovë. Ndihem shumë i privilegjuar që kemi edhe përkrahjen e qeverisë së Maqedonisë, nëpërmjet zyrës së përkrahjes së investimeve në Kosovë”, tha ai.

Të pranishëm në panair përveç prodhuesve kosovar ishin edhe agrobizneset nga Shqipëria dhe Ulqini.

Christophe Lang, zëvendësdrejtor i SDC Prishtinë dhe David J. Anderson nga USAID, falënderuan organizatat të cilat kanë mundësuar mbajtjen e këtij evenimenti. Aktivitetet e tilla, sipas tyre, duhet të bëhen shumë më shpesh në Kosovë, në mënyrë që kompanitë e ndryshme të jenë më aktive dhe suksesi të jetë më i madh, si rezultat i një pune më të madhe që duhet bërë nga fermerët.

Ndryshe, Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit “Agrokos 2012” do të mbahet deri me 1 nëntor. Edhe pse ishte paraparë që paralel me këtë panair të mbahet edhe një aktivitet tjetër, Festivali “Food and Drink Fest”, ai është anuluar për shkak të motit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.