Hapet panairi Manaferra 2012

14:18 / 23.07.2012
Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka njoftuar të hënën se në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë është hapur panairi ”Manaferra 2012”, në të cilin po marrin pjesë rreth 10 kultivues nga zona të ndryshme të Kosovës.

Ky panair, i cili këtë vit po mbahet për herë të parë, organizohet nga MBPZHR-ja, USAID/NOA, IADK-ja dhe instituti “Riinvest” .

Qëllimi i këtij panairi sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë është promovimi i manaferrës vendore përmes shitjes së drejtpërdrejtë.

Panairi, do të jetë i hapur deri më 27 korrik dhe të gjithë kultivuesit e manaferrës do të ofrojnë frutat e tyre.
Ky organizim është vazhdimësi e angazhimeve të MBPZHR-së në kuadër të fushatës “Për sofrën tonë”, e cila ka për qëllim ka përkrahjen e prodhuesve dhe përpunuesve vendorë.

Panairin gjatë ditëve në vijim do ta vizitoj edhe ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.