Haxhi Arifi “kundër” privatizimit

16:31 / 7.09.2012
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Vetëvendosja dhe 26 Organizatat Joqeveritare janë duke e kundërshtuar privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës, KEK-ut dhe Trepçës. Kryetari i BSP-së thotë se janë duke kundërshtuara përveç shitjes së ndërmarrjeve shoqërore edhe privatizimin si proces.

Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi, i cili është edhe anëtarë i Bordit të AKP-së thotë se aktualisht janë duke e kundërshtuar privatizimin e ndërmarrjeve publike. “Për momentin jemi duke e kundërshtuar privatizimin e ndërmarrjeve publike si KEK-u, PTK-ja e Trepça, por edhe privatizimin në tërësi”, thotë ai.

Pora mund të kundërshtohet privatizimi duke miratuar vendimet e Bordit të AKP-së epo ashtu edhe valët e privatizimit me radhë.

Arifit, si anëtarë i Bordit të AKP-së thotë se ai ka bërë punë kogja të madhe në bord, pasi sipas tij, po mos të ishte ai si përfaqësues i BSPK-së atje do të ndodhnin edhe më shumë punë të “këqija”. “Kam insistuar që fabrika e llamarinës Llamkos në Vushtrri, të ritenderohet, më kanë kundërshtuar ndërkombëtarët e po ashtu edhe vendorët në bord, por tash pas ritenderimit ajo po funksionon shumë mirë”, thotë Arifi për Telegrafin.

Ndërkaq sa i përket dorëheqjes nga bordi i AKP-së, në rast se nuk merret parasysh peticioni kundër privatizimit të PTK-së, KEK-ut dhe Trepçës, ai ka thënë se nuk e ka në planë një gjë të tillë. “Dorëheqja është pak herët”, tha Arfi për Telegrafin. Ai ka theksuar se dallon edhe privatizimi i ndërmarrjeve publike dhe atyre shoqërore, pasi ato publike menaxhohen nga Qeveria, kurse shoqërorët nga AKP-ja.

Haxhi Arifi që nga 1 janari i vitit 2007 është kryetar i BASPK-së e po ashtu edhe pjesë e AKP-së pak më vonë. Ai për punën që bënë në AKP, sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër korrupsionit, merr në 10.800 euro në vit apo për muaj 900 euro. Po ashtu ai merr edhe 7200 euro, si kompensim për punën që benë si kryetar i BSPK-së.

Ndërkaq, zëdhënësi i AKP-së Ylli Kaloshi tha për Telegrafin se përfaqësimi i përfaqësuesit të BSPK-së në AKP është e rregulluar me ligj. “Procedura për emërimin e anëtarëve të Bordit është e rregulluar me Ligjin e AKP-së. Sipas Nenit 12 të këtij Ligji, paragrafi 2, 2. “Kuvendi i Kosovës emëron pesë (5) Drejtorë, duke përfshirë një përfaqësues nga një komunitet jo-Shqiptar si dhe përfaqësuesin e sindikatave të punëtorëve, dhe cakton njërin nga të emëruarit që të shërbejë si Kryesues i Bordit”, thotë Kaloshi.

Kurse sa u përket kompensimeve anëtarët e Bordit të AKP-së duke përfshirë edhe përfaqësuesin e BSPK-së nuk marrin rroga mujore por vetëm kompensime për një takim që e mbajnë për çdo muaj. “Anëtarët e Bordit të Drejtorëve të AKP-së, të zgjedhur nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk marrin paga mujore për punën që bëjnë dhe aktivitetet e nevojshme për ushtrimin e detyrës së anëtarit të Bordit. Por ata kompensohen në baza mujore për të mbuluar shpenzimet që ndërlidhen me aktivitetet e drejtorëve për çështje të Bordit. Kompensimi realizohet në bazë të Rregullores së AKP-së për kompensimin e anëtarëve të Bordit të AKP-së të miratuar me 24 tetor 2011”, thotë zëdhënësi i AKP-së Ylli Kaloshi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.