Hej! rrit telefoninë mobile IPKO, miliona minuta dhe SMS të shpenzuar
Si komunitet i vetëm i dedikuar për të rinjtë kosovarë, marka Hej! Pse po pret? është duke prodhuar rezultatet e para, duke rritur bazën e përdoruesve dhe trafikun mobil të telefonisë mobile IPKO.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të muajit të kaluar, 37% më shumë konsumatorë të rinj i janë bashkuar telefonisë IPKO, dhe kjo rritje e konsiderueshme është shënuar fillimisht nga anëtarët e rinj të komunitetit Hej!, të cilët po e përdorin platformën e tyre për komunikim dhe argëtim të plotë, siç vërehet edhe nga shifrat.
“Për më pak se 30 ditë, brenda komunitetit Hej! janë shpenzuar më shumë se 1.6 milionë minuta, 1 milion SMS dhe 40.000 MMS”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga operatori mobil IPKO.
Anëtarët e Hej! gjithashtu kanë kontribuar me 37 për qind rritje në përdorimin e internetit në mobil, duke shfletuar faqet e tyre të preferuara të internetit, si Facebook, hej.ipko.com dhe faqet tjera me interes për ata.
Përveç komunikimit të plotë të cilët të rinjtë e kanë mes vete, të gjithë anëtarët e komunitetit Hej! gjithashtu janë duke u argëtuar në portalin Hej! përmes aplikacioneve për Facebook, duke ndjekur ngjarjet më interesante në ambiente të hapura, duke fituar "kokrra", si dhe duke fituar shpërblime të vlefshme për aktivitetin e tyre online. / Telegrafi /